Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Bexheti në BBC u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve

Kryetari Bexheti në BBC u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve

7 korrik-
“Për qendrën konkretisht kemi angazhuar një studio arkitekture nga Kembrixhi që ka përvojë të madhe në ndërtimin e shesheve publike. Kemi zgjedhur studion e Kembrixhit për arsye se eksperienca e tyre zhvillohet në një qytet me sipërfaqe përafërsisht sa Tetova”, tha Bexheti. Sipas tij, sheshit ekzistues i mungon galeria dhe është i papërfunduar, ndërsa në të ardhmen do të ndërtohet një qendër që kthehet kah qytetarët, do të zhvillohet një qendër multifunksionale me aktivitete të ndryshme si kinema, teatër etj.

Kryetari i komunës Prof. Dr. Sadi Bexheti në intervistën dhënë emisionit “Zigzag” në BBC ka folur për çështje të ndryshme aktuale në qytetin e Tetovës. Ai i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me problematika të ndryshme.
Duke folur për raportet ndëretnike në qytetin e Tetovës, kryetari Bexheti, tha se ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe mundohemi të zgjidhim problemet e tyre pa dallim të nacionalitetit. Marrëdhëniet ndëretnike në qytet sipas kryetarit Bexheti aktualisht janë të relaksuara, megjithëse qytetarët ballafaqohen me probleme ekonomike nga të cilat pastaj derivojnë edhe probleme tjera. “Gjatë zgjedhjeve unë u kam premtuar të gjithë qytetarëve dhe mundohem të sillem i përgjegjshëm ndaj premtimeve që i kam dhënë. Mirëpo, kjo nuk ndodh me pushtetin qendrorë, shpeshherë pushteti qendrorë bën diskriminime në këtë aspekt dhe ne nuk merremi me problemet e tyre por unë mundohem që obligimet që i kam marrë nga zgjedhjet ti realizoj deri në fund”, tha Bexheti.

Sipas tij është përparësi e jo mangësi laramania etnike e qytetit. Komuna e Tetovës ka fituar shumë në thithjen fondeve nga projekte të ndryshme pikërisht fakti se është komunë e përzier dhe nuk ka pasur probleme ndëretnike.

I pyetur për raporteve në mes opozitës dhe maxhorancës, kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se në komunën e Tetovës në fillim këto raporte kanë qenë shumë të ftohta, sikur partitë politike kishin filluar luftë mes veti, bëhej gara se kush do ta pengojë njëri-tjetrin. “Në aspektin politik për mua ka qenë e pakapshme, sepse nuk munda të mendoj se mund të ketë ndasi të tilla. Por, pa marr parasysh, me kryetarin e Këshillit komunal të Tetovës që është nga partia opozitare, kemi bashkëpunuar dhe jemi duke bashkëpunuar shumë, kështu që marrëdhëniet në mes oponentëve politikë në komunë janë relaksuar shumë për arsye se unë punoj shumë me këshilltarët komunal pa dallim nga orientimet e tyre politike”, tha Bexheti.

Sa i përket investimeve në qytetin e Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se komuna r Tetovës është e përgatitur për pritjen e investimeve të reja. Investitorëve potencial u siguron falas tokën ndërtimore, bën urbanizimin e saj dhe jep lejet përkatëse. “Deri më tani fabrika e tekstilit nga Norvegjia ka pasur një ofertë për investim në Tetovë, dhe mendoj se ajo është duke punuar të bëjë një fabrikë për konfeksion dhe do të investojë këtu rreth 80 milion euro”, tha Bexheti. Ai edhe njëherë iu bëri apel të gjithë atyre që dëshirojnë të investojnë në Tetovë se mund të investojnë në Zonën ekonomike, por edhe komuna e Tetovës është e gatshme t’u ndihmojë investitorëve duke ofruar tokën ndërtimore.

Sipas kryetarit Bexheti, një projekt tjetër i rëndësishëm është pilot projekti i ndërtimit të fabrikës së riciklimit të mbeturinave që pritet të fillojë të realizohet nga muaji nëntor. Është fabrika “Henkel” që është e interesuar që në qendrën e grumbullimit të mbeturinave në Tetovë të ndërtojë një fabrikë që nga riciklimi i hedhurinave do të prodhojë energji dhe gaz që do të përdoren për interesat e qytetarëve.

I pyetur për vështirësitë lidhur me implementimin e procesit të decentralizimit, kryetari i komunës së Tetovës tha se administrata komunale vazhdimisht trajnohet në mënyrë që të jetë e gatshme që të pranojë me sukses bartjen e kompetencave nga niveli qendrorë. Sa i përket këtij procesi sipas Bexhetit, për të funksionuar më mirë komuna duhet të ketë kryeshefin e policisë së Tetovës, sepse shumë punë të komunës janë të lidhura me policinë, pra duhet të ketë bashkëpunim intensiv. ‘Kërkesat tona për asistencë policore nuk realizohen dhe vazhdojnë të mos realizohen edhe më tej”, tha Bexheti.

I pyetur për ndërtimet pa leje, kryetari Bexheti tha se, nuk do të lejohen ndërtime të tilla dhe në Tetovë aktualisht nuk ndërtohet pa leje. “Mundohemi që edhe ato objekte që nuk janë të legalizuara e që nuk kanë probleme pronësore-juridike t’i legalizojmë. Unë mendoj se ata ndërtime pa leje që kanë mundësi të legalizohen duhet të legalizohen”, tha Bexheti.

Barriera më e madhe me të cilën është ballafaquar kryetari Bexheti, gjatë qeverisjes me komunën e Tetovës, është burokracia e administratorëve komunalë. “Ka njerëz që nuk e kryejnë punën si administrator komunal , mundohen që të dhënat të mos i japin në kohë dhe gjithmonë mundohen si herëve të kaluara t’ua vonojnë shërbimet qytetarëve, mendoj se këto na nxjerrin një imazh të dëmshëm. Unë jam shumë afër me qytetarët për arsye së marr edhe opinionin e tyre dhe mundohem të shoh problemet. Problemi i byrokracisë është shumë i rëndë, prandaj ai duhet të zhduket tërësisht”, tha Bexheti.

Sa i përket ndërtimit të sheshit “Iliria”, kryetari Bexheti tha se janë kryer disa rikonstruime, mirëpo sheshi aktual është shumë sipërfaqësorë andaj është kërkuar që për qytetin e Tetovës të punohet një plan gjeneral urbanistik. “Për qendrën konkretisht kemi angazhuar një studio arkitekture nga Kembrixhi që ka përvojë të madhe në ndërtimin e shesheve publike. Kemi zgjedhur studion e Kembrixhit për arsye se eksperienca e tyre zhvillohet në një qytet me sipërfaqe përafërsisht sa Tetova”, tha Bexheti. Sipas tij, sheshit ekzistues i mungon galeria dhe është i papërfunduar, ndërsa në të ardhmen do të ndërtohet një qendër që kthehet kah qytetarët, do të zhvillohet një qendër multifunksionale me aktivitete të ndryshme si kinema, teatër etj.

Intervista e kryetarit të komunës së Tetovës për BBC përfundoi me konfirmimin e përcaktimit të tij për të qenë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe për t’u munduar që me gjithë potencialet e mundshme të punohet në drejtim të përmirësimit të jetës së tyre.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *