Home / Lajme / Maqedoni / Kufiri ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është stabil

Kufiri ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës është stabil

28 korrik
“Ne jemi atje të sigurojmë siguri dhe lëvizje të lirë për të gjitha bashkësitë në Kosovë. Lajm i mirë edhe për fqinjët eshtë se vazhdon stabiliteti në Kosovë dhe nuk ka kurfarë ndryshimi pas 24 korrikut”, deklaroi Bentler

Gjendja në Kosovë është stabile dhe e qetë edhe pas shpalljes së opinionit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk janë vërejtur reagime negative deri më tani, ndërsa të gjitha institucionet po sillen me mjaft pjekuri.

Ky është vlerësimi që e dha Komandanti i KFOR-it, gjeneral koloneli, markus Bentler sot pas pranim-dorëzimit të objekteve të cilat deri më tani i shfrytëzonte KFOR-i, ministrit të Mbrojtjes, Zoran Konjanovski në aeroportin ushtarak në kasermën “Strasho Pingjur” në Petrovec.

“Ne jemi atje të sigurojmë siguri dhe lëvizje të lirë për të gjitha bashkësitë në Kosovë. Lajm i mirë edhe për fqinjët eshtë se vazhdon stabiliteti në Kosovë dhe nuk ka kurfarë ndryshimi pas 24 korrikut”, deklaroi Bentler.

Ai theksoi se KFOR-i bashkëpunon ngushtë edhe me policinë kufitare kosovare, por ka edhe bashkëpunim të mirë me institucionet në Maqedoni.

Në pyetjen gazetareske se sa shpesh mund të vërehen grupe kriminele të cilat kontrabandojnë armë përmes kufirit të Maqedonisë dhe Kosovës, Bentler nënvizoi se KFOR-i po punon shumë për ta kontrolluar kufirin.

“Gjatë disa muajve të fundit gjendja në atë kufi, posaçërisht në pjesën drejt Maqedonisë është e qetë dhe stabile”, tha komandanti i KFOR-it, gjeneral koloneli Markus Bentler.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *