Home / Sport / “Kuq e zinjtë” fitojnë kontrollën e parë

“Kuq e zinjtë” fitojnë kontrollën e parë

Në stadiumin e fshatit Reçicë të Tetovës, të mërkurën Shkëndija dhe Rinia luajtën ndeshje kontrolluese, në të cilën fitues dolën tetovarët, të cilët ngadhnjyen me rezultatin 3:1. Ndërkohë sot Shkëndija do të zhvillojë një tjetër ndeshje kontrolluese, kur në Autokomandë të Shkupit, përballet me Skopjen.

Shkëndija e Tetovës edhe pse paralajmëroi se sot përballë Skopjes do të ketë ndeshjen e parë kontrolluese për sezonin e ri, megjithatë ata këtë gjë e bënë dy ditë më herët. Gjithsesi se ndeshja me Skopjen do të zhvillohet sot, mirëpo kjo nuk do të jetë miqësorja e parë, pasi Shkëndija të mërkurën u ndesh me anëtarin e ri të Ligës së Dytë, KF Rinia. Takimi në fjalë erdhi pak si papritur, ndërsa e tëra u organizua nga trajneri Qatip Osmani, i cili ishte marrë vesh me trajnerin e Rinia-s që Jeton Nesimin, që pasditën e të mërkurës të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese, për të testuar formën e futbollistëve. Shkëndija fitoi takimin me rezultatin 3:1, ndërsa autor të golave për “kuq e zinjtë” ishin i riu Nafiu, Gllavevski dhe Hasani. Mësohet se stafi teknik ka ngelur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, duke patur parasysh faktin se kjo ishte ndeshja e parë, ndërsa gjithashtu duhet të cekim se kryetrajneri i Shkëndijës Qatip Osmani në fushë nxori formacion të kombinuar. Derisa sot përballë Skopjes futbollistët do të kenë një test tjetër të formës së tyre, drejtori sportiv i Shkëndijës Besir Shaqiri konfirmoi se ka gjasa që së shpejti ekipit t’i bashkangjitet edhe ndonjë përforcim.
“ Skuadra të mërkurën pak si papritur kishte testing e parë përballë Rini-së së Gostivarit, ndërsa sot takohemi me Skopjen. Për momentin përgatitjet rrjedhin sipas planit, ndërsa shpresojmë që para udhëtimit për në Austri, të angazhojmë edhe ndonjë përforcim. Jemi në bisedime me Ardian Nuhiun dhe shpresojmë të miremi vesh, ndërsa gjithashtu presim përgjigje edhe nga sulmuesi Genc Iseni. Në bisedime jemi edhe me futbollistë tjerë, mirëpo për momentin nuk mund të publikoi emra. Për çdo risi opinioni do të informohet në kohë”, – deklaroi Shaqiri.
Rikujtojmë se Shkëndija të dielën udhëton për në Austri, ku do të realizojë fazën e dytë të përgatitje, ndërsa gjithashtu do të zhvillojë disa takime të kontrolluese me kundërshtarë të dortë, si Gloria Bistrit, Kluzh, Palermo dhe përfaqësuesen e Iranint.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *