Home / Lajme / Maqedoni / Libertas:Të shqyrtohet rasti i Brodecit

Libertas:Të shqyrtohet rasti i Brodecit

5 korrik-
“Kërkojmë gjithashtu që të meret urgjentisht në shqyrtim rasti i të burgosurve të fshatit Brodec, për të cilët të vlejë pocedura e njëjtë deri në lirimin përfundimtar të tyre.Kërkojmë nga faktori politik shqiptar në vend, që të përpiqet në maksimumin e mundshëm për çështjen e shqiptarëve të burgosur nga fshati Brodec si dhe familjarëve të tyre, të cilët gjenden në një pozitë të mjerueshme dhe të padurueshme ekonomike. T’iu ndihmojmë këtyre familjeve shqiptare në emër të parimeve më të larta të humanizmit”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyricum Libertas – Tetovë, u bën thirje Gjykatave të këtij vendi që në rigjykimin e radhës të të burgosurve të rastit të Sopotit të caktuar për në muajin shtator, të marrë vendim për lirimin definitiv të tyre nga burgu.
“Kërkojmë gjithashtu që të meret urgjentisht në shqyrtim rasti i të burgosurve të fshatit Brodec, për të cilët të vlejë pocedura e njëjtë deri në lirimin përfundimtar të tyre.Kërkojmë nga faktori politik shqiptar në vend, që të përpiqet në maksimumin e mundshëm për çështjen e shqiptarëve të burgosur nga fshati Brodec si dhe familjarëve të tyre, të cilët gjenden në një pozitë të mjerueshme dhe të padurueshme ekonomike. T’iu ndihmojmë këtyre familjeve shqiptare në emër të parimeve më të larta të humanizmit”, thuhet në një komunikatë të kësaj shoqate.

Më tej nga kjo shoqatë apelojnë edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, te misionet e BE, OSBE, NATO dhe ambasadat e huaja, që të kërkojnë nga Gjykatat e këtij vendi një rigjykim të drejtë për të burgosurit e Sopotit në shtator, rigjykim të mundshëm dhe lirim definitiv edhe për të burgosurit e Brodecit si dhe një numri të të burgosurve tjerë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë raste të motivuara politikisht dhe etnikisht.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *