Home / Sport / Liga e Evropës, Liverpuli e Juventusi pranë kualifikimit

Liga e Evropës, Liverpuli e Juventusi pranë kualifikimit

Liverpuli dhe Juventusi kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej në Ligën e Evropës, pas fitoreve 0-2 përkatësisht ndaj Rabotnickit dhe Shamrok Roversit.

Për bardhezinjtë heroi i mbrëmjes irlandeze ishte Amauri, i cili realizoi të dy golat në minutën e tretë dhe 75-të. E njëjta gjë edhe në Shkup, ku në përballjen mes vendasve të Rabotnickit dhe Liverpulit, David N’Gog realizoi një dygolësh në minutat 17’ dhe 59’.

Si për italianët ashtu edhe për anglezët, gjithçka bëhet më e lehtë pasi sfidat e kthimit do t’i luajnë në fushat e tyre. Me rezultatin 2-0 nëfushë kundërshtare, çështja e kualifikimit për dy gjigandët evropianë mund të quhet e mbyllur.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *