Home / Lajme / Maqedoni / Liri per te burgosurit e Sopotit

Liri per te burgosurit e Sopotit

Shkup, – Katër të dënuarit për rastin e Sopotit kanë dalur sot nga Idrizova dhe gjendet në burgim shtëpiak deri në fillimin e rigjykimit.

Edhe për të burgosurin e pestë si dhe për të dënuarit tjerë që gjenden në arati, Gjykata e Apelit edhe për ata ka vendosur masën e burgut shtëpiak, si dhe rigjykim.

Ndërkohë, ankesë pranë kësaj gjykate në fillim të javës ka deponuar avokati për rastin e Spotit Vullnet Paçuku, duke kërkuar që kjo gjykatë të marrë parasysh vendimin e këshillit penal të gjykatës së Kumanovës, për përsëritjen e gjykimit për rastin e Sopotit.

“Konform ligjit për procedurë penale, konform thënies latine që është pranuar nga sistemi juridik në RM, sipas parimit beneficium koheziones Gjykata e Apelit ka për detyrë të marrë parasysh vendimin e këshillit penal të gjykatës së Kumanovës sepse kemi të bëjmë për të njëjtin rast, të njëjtat dëshmi dhe nuk mund të kemi vendime krejtësisht të kundërta”, ka thënë avokati Vullnet Paçuku.

Sulejman Sulejmani, Samet Luftiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani, si dhe gjashtë të dënuarit tjerë, u dënuan me mbi 160 vite burg për shpërthimin e një mine në afërsi të Sopotit, ku humbën jetën 2 ushtarë polak të NATO-s, dhe du civilë që gjendeshin në makinë.

Dëshmitë e mbledhura nga një komision i posaçëm parlamentar thonë se Sopotasit janë të pafajshëm.
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional përshëndet vendimin e Gjykatës themelore të Kumanovës për kthimin e rastit të ‘Sopotit’ në shkallën e parë gjyqësore dhe lirimin e katër të dënuarve, Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Shaban Limani dhe Hasan Klaiqi me masën e përcaktuar të ‘arrestit shtëpiak’.
Ndonëse pritej që këta katër të dënuar të Sopotit të lihen të mbrohen në liri deri në rigjykim, megjithatë konsiderojmë se edhe arresti shtëpiak dhe kthimi i tyre pranë familjeve është opsion i pakrahasueshëm me qelitë e burgut të Idrizovës.
QMBI pret që edhe Gjykata e Apelit të vendosë së paku ngjashëm për të dënuarit tjerë të këtij rasti.
Po ashtu, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional shpreson që në rigjykimin e paralajmëruar për muajin shtator të bëhet korrigjimi i padrejtësisë me të cilën u ballafaquan sopotasit në një proces të montuar gjyqësor dhe në përputhshmëri me të gjitha dëshmitë e ofruara ata të shpallen të pafajshëm lidhur me rastin e shpërthimit të minës në vitin 2003.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *