Home / Sport / Liverpuli, gati 17,5 milionë euro për Huntelarin

Liverpuli, gati 17,5 milionë euro për Huntelarin

Listës së destinacioneve të mundshme të holandezit Klas-Jan Huntelar, gjithnjë me valixhe gati gjatë kësaj vere, së fundi i është shtuar edhe Liverpuli i Roi Hodgsonit.

Sipas mediave italiane, tekniku i ri i të kuqve e kërkom me çdo kusht sulmuesin në “Anfield Road” dhe është gati të derdhë në arkat e Milanit 17,5 milionë euro. Nëse arrihet marrëveshja mes klubeve, duhet bindur vetë lojtari për të pranuar një ulje të rrogës deri në dy milionë euro në sezon.

Në fakt, megjithë këmbënguljen, e ardhmja e Huntelarit duket më tepër larg sesa pranë “San Siros”. Ai ka hedhur poshtë disa oferta deri tani, mes të cilave edhe ato të Totenhemit dhe Fenerbahçes. Por me ofertën e fundit nga një klub i elitës, bomberi mund të bindet të ndryshojë mjedis, duke krijuar të ardhurat e nevojshme për blerje te Milani.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *