Home / Sport / Liverpuli krijon çmenduri në Maqedoni

Liverpuli krijon çmenduri në Maqedoni

Rabotniçkin të ejnten e pret ndeshja e parë e xhiros të tretë të Europa Ligës, me kundërshtar Liverpulin, ndërsa vend është krijuar çmenduri e vërtetë në kërkim të biletës për të ndjekur këtë ndeshje.

Që në momentin kur disa ditë para zhvillimit të ndeshjes së kthimit të xhiros së dytë të Europa Ligës, mes Mikas dhe Rabotniçkit u bë e ditur se fituesi i atij dylyftimi do të përballet me gjigantin anglez Liverpulin, në Maqedoni u krijua eufori e madhe. Por, gjithnjë egzistonte skepticizmi se ndoshta “romantikët”, nuk do të arrijnë të kalojnë përfaqësuesin e Ermenisë, Mikan. Mirëpo kur kjo gjë është e kaluar dhe kur Rabotniçkin të ejnten e pret ndeshja e parë e xhiros të tretë të Europa Ligës, me kundërshtar Liverpulin, në vend është krijuar çmenduri e vërtetë në kërkim të biletës për të ndjekur këtë ndeshje. Interesimi është i madh, ndërsa deri diku punët në këtë drejtim i ka zbutur kryerja e përshpejtuar e punëve në rekonstruktimin e tribunës jugore, e cila do të lëshohet në përdorim pikërisht të ejnten në përballjen Rabotniçki-Liverpul. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, stadiumi kombëtar “Filipi i II”-të do të jetë i gatshëm për të pranuar 22 000 shikues. Dhe duket se do të jetë i mbushur deri në vendin e tij të fundit, të paktën sipas interesit që egziston për momentin.

Sa i përket ndeshjes, futbollistët, stafi teknik dhe kryesia e Rabontiçkit janë maksimalisht të mobilizuar në përgatitjet për këtë sfidë. Tejkalimi i dy xhirove dhe sjellja e një skuadra të madhe në Maqedoni, gjithsesi se ka përmbushur parashikimet, ndërsa tani të gjithë meritojnë që të shijojnë përballjen me ekipin më të fortë në botë që ndonjëherë ka luajtur në Maqedoni, me përfaqësues të vendit tonë. Në mesin e fubtollistëve atmosfera është në nivelin më të lartë të mundshëm, të gjithë ende janë nën impresionet e asaj që ndodhi në Erevan ku pas 90-të minutave luftë të vërtetë arritën që të sigurojnë dyluftim me Liverpulin. Pikërisht për këtë fakt, “romantikët” mendojnë se merituan të luajnë kundër anglezëve, dhe kjo nuk është fat, por vetëm rezultat i punës dhe maksimumit të dhënë në dy ndeshjet me Mikan. Tani është më se e qartë se Liverpuli është favorit i madh, por askush nuk ka ndërmend të dorëzohet para kohe. Përkundrazi, me 200 % të mundësive që posedojnë, futbollistët e Rabotniçkit si sportistë të vërtetë do të vazhdojnë të shpresojnë në rezultat pozitiv edhe pse kanë të qartë se më kanë punë. Tek e fundit, ata duan që me nder të luajnë ndeshjen më të madhe të karierave të tyre.
“Ky rast dhe kjo ndeshje të jepet një herë, apo asnjëherë në jetë, prandaj ne do ta shijojmë në maksimum”, – shprehen njëzëri futbollistët e Rabotniçkit.
Ndeshja mes Rabontiçkit dhe Liverpulit zhvillohet të ejnten në stadiumin kombëtar “Filipi i II”-të në Shkup, me fillim në orën 20:45.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *