Home / Sport / Liverpuli shumë i fortë për Rabotniçkin

Liverpuli shumë i fortë për Rabotniçkin

Edhe formacioni i dytë i Liverpulit u tregua të jetë shumë i fortë për Rabontiçkin, në ndeshjen e zhvilluar para 21 000 shikuesëve në stadiumin Kombëtar “Filipi i II”-të në Shkup.

Rabotniçki në teren vendas u mund 2:0 nga Liverpuli, në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese të Europa Ligës. Sulmuesi francez David N’Gog ishte autor i dy golave, nga një në secilën pjesë. Golin e parë e shënoi në minutën e 17-të pas gabimit të mbrojtjes vendase, kur Belica dhe portieri Bogatinov nuk u morën vesh si duhet, ndërsa francezi pa problem shfrytëzoi dhuratën. Rezultatin përfundimtar N’Gog e vendosi në minutën e 59-të, kur shfrytëzoi assistin e saktë të Martin Keli-t.
Edhe pse në Shkup erdhi pa yjet më të mëdhej, përshtypja e përgjithshme është se Rabotniçki ishte pengesë tepër e lehtë për ekipin e dytë të gjigantiti të futbollit anglez dhe botëror, Liverpulit.
Në stadiumin e stërmbushur si asnjëherë më parë, para rreth 21 000 shikuesëve, trajneri i ri i Liverpulit Roj Hoxhson debutoi me fitore në pankinë, ku zëvendësoi Rafael Benitezin, i cili kali në rradhët e kampionëve të Italisë, Interit. Hoxhson pas ndeshjes deklaroi se është i kënaqur me lojën dhe rezultatin.
“N’Gog luajti për mua. Ai lojën e tij të shkëlqyeshme e kurorëzoi me dy gola dhe kjo është ajo për të cilën kanë nevojë sulmuesit. Jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin, por dua të potencoj se ende nuk kam vendosur për formacionin që do të paraqitet në ndeshjen e kthimit në ‘Enfild’”, – tha pas ndeshjes Hoxhson.
Trajneri i Rabotniçkit, Zoran Stratev zbulon se fshehtësisht dëshironte rezultat pozitiv, mirëpo ëshët real dhe pranon se Liverpuli është shumë i frotë për skuadrën e tij.
“Liverpuli është Liverpul, klas botëror për ne. Edhe pa ekipin e parë, ata janë shumë të fortë se ne. Ky është realiteti i futbollit maqedonas dhe këtë patjetër ta pranojmë. Mendoj se futbollistët e mi ishin tepër të impresionuar nga Liverpuli. Unë jam i kënaqur për mënyrën se si luajtëm në pjesë të caktuara të takimit, mirëpo siç thash para ndeshjes, ne do të japim maksimumin, dhe do të shohim se a do të jetë kjo e mjaftueshme për rezultat pozitiv. Fatkeqësisht u pa se kundër Liverpulit nuk është i mjaftueshëm maksimumi jonë”, – përfundoi Stratev.
Ndeshja kthyese ndërmjet Liverpulit dhe Rabotniçkit do të zhvillohet të ejnten në Enfild Roud në Liverpul.
Ndërkohë edhe përfaqësuesi i dytë i Maqedonisë në xhiron e tretë të Europa Ligës, Teteksi, përjetoi disfatë të thellë 5:0, në duelin me skuadrën suedeze Elfsborg.
Suedezët u treguan shumë të fortë për ekipin tetovar dhe pas ndeshjes së parë thuajse kanë të siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme.
Autor të golave për ekipin vendas ishin Ishizaki(29’), Svenson(50’), Avdiq(57’), Nordmark(66’) dhe Kin(77’).
Ndeshja kthyese e cila në program është më 5 gusht do të jetë vetëm formalitet, pasi është e pamundur për tu besuar që Teteksi do të arrijë të përmbysë diferencën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *