Home / Sport / LPFM SHORTI: JAVËN E PARË DERBI SHKËNDIJA-TETEKSI

LPFM SHORTI: JAVËN E PARË DERBI SHKËNDIJA-TETEKSI

Drejtuesit e Ferderatës së Futbollit të Maqedonisë të mërkurën në prani të pjesës më të madhe të përfaqësuesëve të skuadrave të Ligës së Parë dhe asaj të Dytë kanë bërë tërheqjen e shortit për sezonin e ri në Ligën e Parë, si dhe për dyshet e 1/16 së Kupës së Maqedonisë. Kampionët e vitit të kaluar Renova në ndeshjen e parë presin Pelisterin, ndërsa që në start Tetova do të presë derbin e qytetit, kur për herë të parë në një ndeshje të elitës së futbollit vendor do të ndeshen rivalët e mëdhej Shkëndija dhe Teteksi.

Të mërkurën është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ku janë fituar dyshet e javës së parë, ndërsa më pas është përpiluar edhe kalendari i plotë. Kampionët në fuqi Renova, mbrojtjen e titullit të kampionit do ta fillojë në terren vendas, kur do të takohen me Pelisterin. Në javën e parë të sezonit 2010/2011-të do të ketë tre ndeshje të cilat cilësohen si derbi lokal. Njëra prej tyre do të zhvillohet në Tetovë ku do të përballen Shkëndija dhe Teteksi, ndërsa në Shkup do të zhvillohen dy takime të tilla. Në stadiumin “Filipi i dytë” do të përballen Vardari dhe Metalurgu, ndërsa në Autokomandë do të zhvillohet takimi mes Skopjes dhe Rabotniçkit.
Ndeshjet e para të sezonit të ri do të zhvillohen më 31 korrik, ndërsa risi është ajo se në sezonin e ri po thuajse të gjitha përballjet do të zhvillohen ditën e shtunë, përpos ato ndeshje në stadiumet ku kemi nga dy ose tri skuadra.

Dyshet e javës së Parë:
Renova – Pelisteri
Shkëndija – Teteksi
Horizont – Sileksi
Vardari – Metalurgu
Skopje – Rabotniçki
Napredoku – Bregallnica Sh.

Ndërkohë po të mërkurën është hedhur edhe shorti për dyshet e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë. Fituesi i fundit i Kupës, Teteksi mbrojtjen e titullit do ta filloj nga Kamenica ku do të përballet me skuadrën e Sasës. Ndeshjet e 1/16 së finales nuk dhuruan ndonjë ndeshje e cila tërheq më shumë vëmendje. Finalisti i edicionit të fundit Rabotniçki si mysafir do të përballet me Miravcin, Sileksi do të ketë për kundërshtar Ohrin, ndërkohë një ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Vllaznimit të Strugës dhe Shkëndijës nga Tetova.

Dyshet e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë:
1. Osogova – Prevalec
2. Bregallnica Sh. – Ohrid Lote
3. Lokomotiva – Bellasica
4. Miravci – Rabotniçki
5. Ohrid 2004 – Sileksi
6. Rinia Gv. – Milano
7. Novaci – Vardari
8. 11 Tetori – Skopje
9. Vllaznimi St. – Shkëndija
10. Bair Kardash – Pelisteri
11. Tikveshi – Drita
12. Prespa – Metalurgu
13. Euro Milk – Napredoku
14. Karbinci – Turnova
15. Sasa – Teteksi
16. Cementarnica – Renova

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *