Home / Sport / Majorka përjashtohet nga Liga e Europës

Majorka përjashtohet nga Liga e Europës

Skuadra spanjolle e Majorkas nuk mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm në Evropa Lig. Drejtuesit më të lartë të UEFA-s bëjnë të ditur se në dokumentacionet e klubit spanjoll janë gjendur parregullsi që mund ta detyrojnë që mos marr pjesë në kompeticioni Evropian.

Majorka u rendit e pesta në sezonin e fundit të kampionatit spanjoll dhe e ka fituar automatikisht të drejtën për të marr pjesë më Evropa Lig.

Kontrolli disiplinor i UEFA-s ka shqyrtuar me hollësi dhe ka vendosur në Nijon të Zvicrës se skuadra e Majorkës ka probleme me dokumentacionin.

Në kontrollet e kryera skuadra spanjolle ka shkelur nenin 2.07 të rregullores pasi licenca e saj nuk është në përputhje me rregulloren e UEFA-s pasi klubi nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara.

Drejtuesit e Majorkës kanë vendosur të apelojnë vendimin në gjykatën sportive. Nëse skuadra e Majorkas nuk merr pjesë në Evropa Lig, në vendin e tyre do të jetë skuadra e Vijarealit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *