Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Kosova e intensifikojnë bashkëpunimin në energjetikë

Maqedonia dhe Kosova e intensifikojnë bashkëpunimin në energjetikë

Shkup, 5 korrik 2010-
Sipas ministrit Besimi, me këtë dokument vendoset baza e mirë formale për përforcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e energjetikës. Është paraparë formimi i grupeve të punës nga dyja vendet të cilat do të veprojnë në kuadër të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim, të cilat do t’i shqyrtojnë projektet e përbashkëta potenciale, si dhe mundësinë për bashkëpunim në sferën e harmonizimit të ligjdhënies me direktivat e BE-së.

Urim Hasipi
– Maqedonia dhe Kosova sot firmosën memorandum për bashkëpunim në sferën e energjetikës. Dokumentin e firmosën ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe ministrja kosovare e Energjetikës dhe Minierave, Justina Shiroka Pula.
Sipas ministrit Besimi, me këtë dokument vendoset baza e mirë formale për përforcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e energjetikës. Është paraparë formimi i grupeve të punës nga dyja vendet të cilat do të veprojnë në kuadër të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim, të cilat do t’i shqyrtojnë projektet e përbashkëta potenciale, si dhe mundësinë për bashkëpunim në sferën e harmonizimit të ligjdhënies me direktivat e BE-së.
Ministrja Pula theksoi se Kosova si shtet i ri punon në zhvillimin e veçanërisht në modernizimin e infrastrukturës në energjetikë. Fokusi, sipas saj, do të vendoset në ndërtimin e termo dhe hidrocentraleve dhe në transmisionin e energjisë elektrike. Nga Republika e Maqedonisë, shtoi Pula, për ta veçanërisht do të jetë e dobishme përvoja në fushën e efikasitetit energjetik dhe kontraktimi i marrëveshjeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla duke e pasur parasysh se në procedurë është marrëveshja për ndërtimin e njëmbëdhjetë hidrocentraleve të vogla.
I pyetur për efektet e zbatimit të deritanishëm të tetë marrëveshje për bashkëpunim bashkë me të sotmin të nënshkruara midis Shkupit dhe Prishtinës, ministri Besimi, ndër të tjerash, tregoi për projektin me të cilin Maqedonia dhe Kosova aplikojnë në BERZH për ndërtimin e largpërçuesit për lidhje të ndërsjellë energjetike.
Në lidhje me projektin “Fusha e Llukovës”, ministri Besimi sqaroi se hidrokomulacioni do të jetë investim i Maqedonisë pasi që ndodhet në territorin e Maqedonisë dhe me të praktikisht, shtoi, do të përmbyllet Sistemi hidroenergjetik i Mavrovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *