Home / Sport / Maradona: Mirupafshim Argjentinë!

Maradona: Mirupafshim Argjentinë!

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, nuk do të jetë më trajneri i kombëtares argjentinase. Sipas të përditëshmes argjentinase “OLE”, Maradona nuk ka pranuar të drejtojë ekipin kombëtar pa këshilltarët e tij besnikë.

Ish-ylli argjentinas në takimin që ka patur me presidentin e Federatës Agjentinase të Futbollit, i ka kërkuar që të vazhdojë të punojë sëbashku me stafin e tij aktual. Por kërkesa e tij nuk është pranuar nga drejtuesit e federatës dhe në këtë mënyrë Maradona ka vendosur të largohet nga drejtimi i kombëtares argjentinase.

Maradona ishte trajneri i Argjentinës në botërorin afrikan deri kur u eleminua nga Gjermania në fazën e çerekfinaleve me rezultatin e thellë 4-0.

Pas kësaj humbjeje Maradona nuk kishe forcën e duhur morale për të drejtuar përsëri ekipin kombëtar, edhe pse kishte përkrahjen e mbarë popullit argjentinas.

Në ditët pasardhëse pritet që të emërohet trajneri i ri.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *