Home / Sport / ME PADURIM PRITET PËRBALLJA ME LIVERPULIN

ME PADURIM PRITET PËRBALLJA ME LIVERPULIN

Më shumë të emocionuar se sa të frikësuar, nga tabori i Rabotniçkit me padurim presin përballjen me Liverpulin, në kuadër të rrethit të tretë të Europa Ligës. Ndeshja do të zhvillohet të ejnten në stadiumin kombëtar “Filipi i II”-të në Shkup, me fillim në orën 20:45, ndërsa gjithë 22 000 biletat e lëshuara në shitje të hënën, janë blerë Brenda vetëm 24 orëve.

Kanë mbetur vetëm pak orë deri në zhvillimin e përballjes së vitit në Maqedoni, kur në kuadër të rrethit të tretë të Europa Ligës, Rabotniçki do të ketë nderin të luajë përballë ekipit me më shumë trofe në Angli, Liverpulin. Ky pa konkurencë do të jetë kundërshtari më i njohur dhe më i fortë europian që ndonjëherë ka zbritur në Maqedoni për të luajtur me skuadra të vendit, në kuadër të kupave europiane, apo qëoftë edhe ndeshje miqësore. Në taborin e Rabotniçkit janë të vetëdijshëm për këtë fakt dhe për këtë qëllim kanë bërë përgatitje maksimale, duke dashur që sa më të përgatitur të presin duelin me kundërshtarin e madh. Megjithatë, njëkohësisht me mobilizimin, “romantikët” gjithashtu nuk dëshirojnë që të krijojnnë presion të panevojshëm në taborin e tyre si dhe në mesin e futbollistëve, duke bërë të qartë se shumë mirë e dijnë se me cilin kanë punë. Përballja me Liverpulin për secilin aktor cilësohet si ndeshja e karrierës dhe për këtë qëllim stafi teknik në krye me Zoran Startevin kanë kërkuar nga futbollistët që të luajnë pa ngarkesë dhe të tentojnë që të shijojnë maksimalisht çdo moment të duelit me yjet e njohur europian të Liverpulit.
“Ne shumë mirë e dimë forcën e Liverpulit, pa marrë parasysh se a do të vijnë me formacionin më të fortë apo jo. Ata janë në mesin e skuadrave më të mira Europiane dhe për këtë qëllim për ne nuk ndryshon punë nëse do të vijnë me formacionin e dytë. Ne do të kërkojmë nga futbollistët tanë që të japin maksimumin, njëkohësisht duke shijuar çdo minutë të takimit. E dimë se jemi autsajder ndaj Liverpulit, por do të tentojmë që me nderë të luajmë kundër tyre”, – tha mes tjerash trajner i Rabotniçkit, Zoran Startev, në takimin me gazetarë, kur përveç tij ishin të pranishëm edhe drejtori sportiv Igor Angeleovski dhe kapiteni Nikolla Gligorov.
Mesfushori Nikolla Gligorov në emër të gjithë bashkëlojtarëve të tij premtoj se do të japin maksimumin, ndërsa njëkohësisht kërkoi përkrahje nga publiku, që paralajmërohet të jetë në numër të madh.
“Që në fillim dua të bëj me dije se të gjithë jemi të lumtur që pikërisht ne si gjeneratë arritëm që të sjellim Liverpulin në Maqedoni edhe atë në një ndeshje zyrtarë të Europa Ligës. Sigurisht që jemi të emocinuar dhe me padurim presim të vijë momenti i fillimit të takimit. E dijmë forcën e Liverpulit dhe premtojmë se do të japim maksimumin për tu bërë sa më shumë rezistencë. Ndoshta nëse kundërshtari vjen pa yjet e tij, do të kishim shpresa për befasi, por besoni se dëshira jonë është që Liveprpuli të vijë me formacionin më të fortë, që ne të shohim se deri ku jemi me cilësitë tona si futbollist. Si do që të jetë rezultati, besoj se në fund të gjithë do të jenë të kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen tonë” – tha Gligorov.
Përballja mes Rabotniçkit dhe Liverpulit, zhvillohet të ejnten në stadiumin kombëtar “Filipi i II”-të në Shkup, me fillim në orën 20:45.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *