Home / Sport / Mediat spanjolle: Ibra është në shitje

Mediat spanjolle: Ibra është në shitje

Sipas mediave iberike, Zllatan Ibrahimoviç mund të lërë Barcelonën nëse vjen një ofertë e përshtatshme nga Mançester Siti apo Milani.

El Mundo Deportivo, shumë prabë klubit katalanas, shkruan se vetë suedezi ka përjashtuar një transferim të mundshëm te Mançester Siti, por nuk mund të bëjë të njëjtën gjë në rast të një oferte konkrete të përshtatshme nga gjigandët kuqezi të serisë A, Milani.

Por e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport thekson se klubi i sheikëve arabë mund të ofrojë më tepër se italianët. Nga ana tjetër, flitet se në betejën për Ibrën mund të futet edhe Hoze Mourinjo i Realit i cili është në kërkim të zëvendësuesit ideal të Raulit. Ky i fundit vendosi të vazhdojë karrierën te gjermanët e Shalke 04.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *