Home / Lajme / Maqedoni / Meta takon Thaçin dhe Ahmetin

Meta takon Thaçin dhe Ahmetin

28 korrik-
Me këtë rast Meta do te takohet me kryetarin e PDSH-se Menduh Thaçi dhe liderin e BDI-se Ali Ameti.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Me këtë rast Meta do te takohet me kryetarin e PDSH-se Menduh Thaçi dhe liderin e BDI-se Ali Ameti.

Në Shkup, Meta do të takohet me nikoqirin e tij Milloshoski, por do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nga kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe nga kryetari i Kuvendit, Trajko Velanoski.

Siç paralajmëroi MPJ-ja, gjatë takimeve pritet të bëhet fjalë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, për proceset e integrimit euro-atlantik dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa kujdes i veçantë do t’i kushtohet mundësive për intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *