Home / Sport / Miqësorja, Juventusi mund Lionin 2-1

Miqësorja, Juventusi mund Lionin 2-1

Bardhezinjtë e kanë mbyllur me sukses fazën përgatitore në prag të duelit ndaj irlandezëve të Shamrok Rovers, e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Evropës.

Kampionët e Francës gjetën të parët avantazhin në minutën e 22-të, kur Ederson u tregua i saktë nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së parregullt të Kielinit në dëm të Ishak Belfodilit. Pesë minuta më pas Ali Sisoko ndëshkohet me kartonin e kuq, duke lënë ekipin francez me dhjetë lojtarë në fushën e lojës.

Goli i barazimit për italianët erdhi po me penallti, pasi kapiteni Aleks Del Piero shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga Amauri në minutën e 39-të. Blerja më e re e “Zonjës”, mesfushori Simone Pepe, vulosi fitoren 2-1, pas pasimit të artë nga Diego brenda zonës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *