Home / Lajme / Maqedoni / Mos luani me zjarre

Mos luani me zjarre

Tetovë, 11 korrik-
Për t`iu shmangur zjarreve, SPB-ja e Tetovës në mënyrë preventive u apelon qytetarëve që të sillen me kujdes sidomos kur lëvizin ose punojnë në pyje, fushë dhe kërkon që mos të ndizen zjarre në arat e tyre dhe mos hidhen bishta të ndezur të cigareve, sepse shkaktimi i zjarreve është vepër penale e cila parasheh edhe burg nga një deri në 10 vjet. Përveç kësaj policia bujqve të Pollogut u rikujton që në kohë të kontrollojnë makinerinë e tyre sepse defektet e tyre shpesh herë janë arsye për shpërthim të zjarreve.

Temperaturat e larta të cilët kanë përfshirë vendin tonë, ndërsa pritet që edhe gjatë ditëve në vijim të ngriten më shumë, përveç tjerave në mënyrë të ndjeshme do të rrisin mundësinë për shpërthime të zjarreve para se gjithash në pyje dhe fusha. Së këndejmi rrezik potencial për shpërthim të zjarrit janë edhe aparatet të cilët punojnë me rrymë elektrike dhe paisje tjetër sidomos klimatizime dhe frigorifer.
Për t`iu shmangur zjarreve, SPB-ja e Tetovës në mënyrë preventive u apelon qytetarëve që të sillen me kujdes sidomos kur lëvizin ose punojnë në pyje, fushë dhe kërkon që mos të ndizen zjarre në arat e tyre dhe mos hidhen bishta të ndezur të cigareve, sepse shkaktimi i zjarreve është vepër penale e cila parasheh edhe burg nga një deri në 10 vjet. Përveç kësaj policia bujqve të Pollogut u rikujton që në kohë të kontrollojnë makinerinë e tyre sepse defektet e tyre shpesh herë janë arsye për shpërthim të zjarreve.

“SPB-ja e Tetovës apelon poashtu që të mos lihen mbeturina me vajra që ndezën lehtë. Nëse qytetarët vërejnë zjarr mënjëherë të njoftojnë zjarrfiksat ose stacionin policor për të parandaluar zjarre me përmasa më të mëdha. Në koordinim me institucionet tjera SPB-ja e Tetovës këtyre ditëve do të përforcojë kontrollet dhe aktivitetet në rajonin që mbulon ajo dhe në kontuinitet do të marrë masa ligjore dhe sanksione ndaj shkaktarëve të zjarrit”, thuhet në një apel të lëshuar nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Ditë më parë sipas një raporti të publikuar nga njësiti territorial kundër zjarrit në komunëne Tetovës. gjatë muajit qershor janë bërë gjithsej 21 intervenime për shuarje zjarresh.“Gjatë muajit qershor kemi intervenuar në 21 raste të shuarjes së zjarreve, 17 intervenime në ambiente të hapura, tre intervenime në ambiente banimi dhe një intervenim në komunikacion” tha drejtori i NJTKZ-së, Kamber Sadiku.Sipas tij, njësiti territorial kundër zjarrit është në gjendje gatishmërie 24 orë, ndërsa kërkoi nga qytetarët të mos ndezin zjarre në vende joadekuate.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *