Home / Lajme / Maqedoni / MPB pas analizës të sotme të materialeve e konfirmon informacionin paraprak për incidentit në Kuvend

MPB pas analizës të sotme të materialeve e konfirmon informacionin paraprak për incidentit në Kuvend

3 korrik
“Ky incidernt prakitkisht ndodhi në dhomën më të lartë ligjdhënëse dhe sipas asj që pamë mendoj se më të paktën që duhen të bëjnë ata që shkaktuan këtë duhet të mbeldhin kurajo dhe të kërkojnë ndjesë për gabimet e bëra që të tërhiqen nga ajo që bënë dhe përsëri të kthehet dinjiteti edhe i dhomës ligjdhënëse edhe i funksionit që kryejnë, sepse shmangia e përgjegjësisë dhe ikja nga e vërteta është sinjal i mungesës së moralit dhe të edukatës personale”, deklaroi Ministrja e Punëve të Brendshme.

Urim Hasipi
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordanan Jankulloska së bashku me nëpunësit policorë që ishin në vednet e punës në Kuvend pardje kur ndodhi incidenti, sot edhe një herë i shqyrtuan materialet argumentuese, fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe xhirimet e kamerave të sigurimit.

Jankulloska, pas takimit theksoi se edhe pas këtij shqyrtimit të materialit konfirmohet ajo që është dhënë si informacion fillestar për ngjarjen respektivisht duket qartë se kush ka sulmuar, kush ka qenë agresiv dhe kush nuk i mundsoi nëpunësve të policisë që të përfundojnë detyrën e tyre për të cilën edhe ishin vendosur në vendin e tyre të punës.

“Ky incidernt prakitkisht ndodhi në dhomën më të lartë ligjdhënëse dhe sipas asj që pamë mendoj se më të paktën që duhen të bëjnë ata që shkaktuan këtë duhet të mbeldhin kurajo dhe të kërkojnë ndjesë për gabimet e bëra që të tërhiqen nga ajo që bënë dhe përsëri të kthehet dinjiteti edhe i dhomës ligjdhënëse edhe i funksionit që kryejnë, sepse shmangia e përgjegjësisë dhe ikja nga e vërteta është sinjal i mungesës së moralit dhe të edukatës personale”, deklaroi Ministrja e Punëve të Brendshme.

Sipas saj falë profesionalizmit dhe gjakftohtësisë të nëpunësve policorë, të cilët reaguan maksimalisht profesionalisht duke respektuar të gjitha standardet e detyrës policore është shmangur një incident i madh i cili, siç thotë edhe ka qenë qëllimi i shkaktarëve.

Ajo theskoi se me LSDM-në pajtohen me dy punë, atë që në Kuvend ndodhi skandal për të cilin besohet se do të grumbullohen forca nga LSDM-ja t’i donojnë dhe të distancohen nga dhuna si dhe atë që opinioni i Maqedonisë dhe ai ndërkombëtar të jetë objektiv dhe në mënyrë transparente i informuar. Për këtë qëllim ministrja tha se materiali do të paraqitet te të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsullare dhe ambasadave në Republikën e Maqedonisë që të njihen me atë që ndodhi në Republikën e Maqedonisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me përgjegjësinë ajo tha se për shkak të specifikës se bëhet fjalë për funskionarë të zgjedhuer të MPJ-së do të parashtrohet deri te kryteari i Kuvendit , ndërsa përgjegjësia e tyre më tej do të duhet që ta konfirmojnë shërbimet përkatëse të Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *