Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët “ngushtojnë” Thaçin

Ndërkombëtarët “ngushtojnë” Thaçin

1o korrik-
Thaçi këmbëngul se mungesa e dialogut serioz dhe real e mbajnë larg partinë e tij nga institutcioni më i lartë ligjvënës. “Nuk kërkoj që pika e parë e agjendës të jetë marrëveshja politike që ofron PDSH-ja, por le të jetë zgjidhja e kontestit të emrit por me afat të caktuar, pastaj hyrja në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe si pik tjetër e kësaj agjende pastaj të jetë marrëveshja politike e PDSH-së.

Gati një vjet Partia Demokratike Shqiptare bojkoton punën e parlamentit ndërsa presionet e ndërkombëtarëve vazhdojnë të rriten sidomos kohëve të fundit që 5 deputetët e kësaj partie ti kthehen parlamentit. Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë një brifingu me gazetarë në Gostivar ditë më parë, theksoi se vetëm një agjendë serioze dhe me garanca do të kthente këtë parti në kuvend. Megjithatë ai tha se kohëve të fundit presionet e ndërkombëtarëve dukshëm janë shtuar por Thaçi këmbëngul se mungesa e dialogut serioz dhe real e mbajnë larg partinë e tij nga institutcioni më i lartë ligjvënës. “Nuk kërkoj që pika e parë e agjendës të jetë marrëveshja politike që ofron PDSH-ja, por le të jetë zgjidhja e kontestit të emrit por me afat të caktuar, pastaj hyrja në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe si pik tjetër e kësaj agjende pastaj të jetë marrëveshja politike e PDSH-së.

Vetëm kjo agjendë serioze mund të kthejë PDSH-në në parlament”, thotë lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, i cili ka pranuar se kohëve të fundit janë shtuar presionet dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ai bashkë me deputetët e tij ti kthehet parlamentit.

Ai shprehet se për këtë çështje ka ftuar kuvendin qendror të PDSH-së të dielën ku do të vendoset dhe meret vendimi për kthimin apo mos kthimin në parlament.Njohësit e këtyre çështjeve mendojnë se bojkoti i parlamentit duhet të jetë etnik dhe atë bojkot duhet ta bëjnë të gjitha pratitë shqiptare. “Vendimi për bojkot siç është vendimi i PDSH-së është një vendim i cunguar sepse partitë tjera e delegjitimojnë këtë bojkot dhe bojkoti i parlamentit duhet të jetë etnik.

Bojkoti etnik duhet të zgjidh shumë çështje dhe presionet që o bëhen PDSH-së nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, janë presionet reale sepse ndërkombëtarët e konceptojnë luftën politike brenda në institucione siç është parlamenti.

Mirëpo kjo ndodh në shtetet demokratike ku kundërtheniet janë politike kurse në Maqedoni kundërthëniet janë të rënda dhe etnike. Beteja në pralmanet e partive politike shqiptare është jofrytëdhënëse dhe këtë pjesëmarrje të tyre, partitë politike maqedonase e shfrytëzojnë si dekor në parlament ndërsa veprimi me bojkot etnik do të jetë efektet e duhura drejt zgjidhjes së disa çështjeve të riformatimit, rikostruimit të shtetit të Maqedonisë , sillen një domodsmosëri të dekorojnë parlament.

Nëse jashta parlment mund të prodhojnë efektet e duhura “, thotë Analisti politik Alajdin Demiri

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *