Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni nuk ka skepticizëm për BE-në

Në Maqedoni nuk ka skepticizëm për BE-në

13 korrik
“Nuk mendoj se mbizotëron dyshimi. Gjithkund ndjehet mbështetja e madhe për në BE dhe dëshira për të qenë pjesë e kësaj familje. Nëse ka skepticizëm, atëherë ai prezantohet nga një pakicë e parëndësishme”, theksoi Fuere.

Sekretariati për çështje evropiane lidhur me shkrimet për euroskepticizëm tek qytetarët e Maqedonisë sërish e informoi opinionin për rezultatet nga hulumtimi i zbatuar të mendimit publik lidhur me procesin e eurointegrimeve.

“Theksojmë se edhe në anketën e SÇE-së mbështetja për hyrjen e Republikës së Maqedonisë është në nivel jashtëzakonisht të lartë, gjegjësisht 75 për qind e qytetarëve të anketuar janë prononcuar në këtë drejtim”, thuhet në informatën e SÇE-së në të cilën edhe një herë janë prezantuar rezultatet nga hulumtimi të publikuara gjatë disa ditëve.

Edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere theksoi sot se në Maqedoni nuk ka skepticizëm sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Nuk mendoj se mbizotëron dyshimi. Gjithkund ndjehet mbështetja e madhe për në BE dhe dëshira për të qenë pjesë e kësaj familje. Nëse ka skepticizëm, atëherë ai prezantohet nga një pakicë e parëndësishme”, theksoi Fuere.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje për të realizuar aspiratat e qytetarëve. “Andaj javën e kaluar dërgova një thirrje për dialog të fuqishëm politik dhe më të hapur, me qëllim që vendi të ofrohet në frymën e koncenzusit”, ka theksuar evroambasadori Fuere.

Lidhur me shpalljen e rezultateve të fundit të sekretariatit për çështje evropiane, sipas së cilëve 82 për qind e qytetarëve ruajtjen e emrit e konsiderojnë më të rëndësishëm se BE-në dhe NATO-n, ambasadori Fuere ka theksuar se ato nuk i përgjigjen hulumtimeve të kaluara, ku qytetarët kanë shprehur mbështetje të madhe për në BE.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *