Home / Lajme / Maqedoni / Në Strasburg takim Cërvenkovski – Fule

Në Strasburg takim Cërvenkovski – Fule

6 korrik-
Në takimin Cërvenkovski – Fule nuk është folur rreth datës për fillim të negociatave, sepse siç tha Cërvenkovski, Maqedonia është shumë largë kësaj.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski sot në Strasburg u takua me eurokomisarin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.

Në takimin u bisedua për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE, me ç’rast, siç deklaroi lideri i LSDM-së, u tha se në disa sfera “jo vetëm se nuk është vërejtur ndonjë përparim i dukshëm, por edhe se ka edhe disa hapa të caktuara, të cilat mund të interpretohen si kthim prapa”, duke e përmendur gjendjen në gjyqësi, si dhe pozitën e qeverisë për vendimin e Gjykatës kushtetuese, që ka të bëjë me projektin Shkupi 2014.

Sipas deklaratës së Cërvenkovskit, në bisedimet është përmendur edhe situata në administratën publike, e cila, siç thotë, nuk është liruar nga ndikimi politik i partive, të cilat janë në pushtet, si dhe situata me lirinë e mediave. Ai e ka informuar komisarin Fule për përcaktimet strategjike dhe programore të LDMS-së.

Rreth negociatave për emrin, Cërvenkovski tha se u bisedua edhe për këtë çështje, por Komisioni evropian dhe BE-ja, të cilat me interes i ndjekin, nuk janë të interesuara të involvohen në to, duke marrë parasysh se ato po udhëhiqen në KB.

Në takimin Cërvenkovski – Fule nuk është folur rreth datës për fillim të negociatave, sepse siç tha Cërvenkovski, Maqedonia është shumë largë kësaj.

Lideri i LSDM-së pasdite në Parlamentin evropian në Strasburg duhet të ketë takim edhe me disa eurodeputetë

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *