Home / Lajme / Maqedoni / Një ditë amerikane në Tetovë

Një ditë amerikane në Tetovë

5 korrik-
Për koordinatorin Gëzim Sulejmani, festa e amerikës ka zgjuar interest ë qytetarët të cilët I bashkangjiten mesazhit për liri universale. Poashtu, gjatë ditës së diel janë organizuar edhe fudbolli për shkollarët e mesëm ndërsa nuk ka munguar edhe parapërgatitja për koncertin, apo dens party me muzikë e ngjyrosje fytyrash.Organizimi kryesor është planifikuar për mbrëmje me një koncert madhështor me yje të estradës dhe me dhënien e mesazhit të qeverisë amerikane nga amabasadori Filip Riker.

Për herë të parë tradita e festimit të pavarësisë së amerikës edhe në Tetovë.
Me një marsh nga këndi amerikan në Tetovë drejt kalasë së qytetit, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar të dielën manifestimi kushtuar 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Pas kthimit, ka vijuar manifestimi i dytë, ai i maskave dhe flamujve amerikan.Për këtë festë kanë qenë të angazhuar edhe edukatore nga SHBA, të cilët kanë argëtuar fëmijët me shfaqje të ndryshme. “ Shpresoj se jam e veshur si klon me brirë dhe njerëz mendojnë ashtu por qëllimi është vetëm të kënaqemi të jemi të lumtur dhe të festojmë.

Ky është qëllimi i sotëm të festojmë me çdokënd. Dita e pavarsisë së amerikës dhe mënyra jonë e jetesës të ndahet me njerëzit tjerë” tha Candis Wagam nga New Hampshire.

Pjesë e këtij manifestimi, ishin edhe fëmijët e moshës deri 12 vjec të cilët të organizuar në 12 grupe garuan në lojra të ndryshme.

Për koordinatorin Gëzim Sulejmani, festa e amerikës ka zgjuar interest ë qytetarët të cilët I bashkangjiten mesazhit për liri universale. Poashtu, gjatë ditës së diel janë organizuar edhe fudbolli për shkollarët e mesëm ndërsa nuk ka munguar edhe parapërgatitja për koncertin, apo dens party me muzikë e ngjyrosje fytyrash.Organizimi kryesor është planifikuar për mbrëmje me një koncert madhështor me yje të estradës dhe me dhënien e mesazhit të qeverisë amerikane nga amabasadori Filip Riker.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *