Home / Sport / Paraguaj, pengesa e Spanjës drejt gjysmëfinales

Paraguaj, pengesa e Spanjës drejt gjysmëfinales

Në orën 20:30 në stadiumin “Ellis Park” të Johanesburgut, Paraguaji dhe Spanja do të përballen mes tyre për një vend në gjysmëfinale. Spanjollët shihen si favoritë.

Të dyja kombëtaret mund të flasin të njëjtën gjuhë, por kanë dallime të theksuara në mënyrën e të luajturit futboll. Amerikanolatinës e kanë bazuar suksesin e deritanishëm te mbrojtja e pathyeshme (vetëm një gol i pësuar me Italinë në ndeshjen e Parë). Kurse “tërbimi i kuq” ka në filozofinë e vet lojën sulmuese, duke përdorur armën “vdekjeprurëse”: qarkullimin e topit.

Për të dy ekipet arritja në gjysmëfinale do të jetë historike. Paraguaj nuk ka arritur asnjëherë mes katër më të mirëve të botës, kurse për kampionët e Europës hera e fundit ka qenë në vitin e largët 1950. Kjo është e katërta herë që këto përfaqësuese përballen me njëra-tjetrën. Spanja ka fituar një sfidë, kurse dy të tjerat kanë përfunduar në barazim pa gola.

Visente Del Boske ka në dispozicion një “snajper”, David Vilën, i cili ka shënuar katër nga pesë golat e spanjollëve deri tani dhe është në krye të listës së golashënuesve (së bashku me Gonzalo Higuainin e argjentinës dhe Robert Vitekun e Sllovakisë).

Paraguaj – Spanjë, formacionet e mundshme:

Paraguaj (4-3-2-1): Villar; Bonet, Da Silva, Alcaraz, Morel; Vera, V.Caceres, Riveros; Santa Cruz, Benitez; Barrios. (Bobadilla, Barreto; Caniza, Veron, Rodriguez, Torres, Barreto, Ortigoza, Santana, Valdez, Cardoso, Gamarra).Trajner: Martino

Spanja (4-3-3): Casillas; Sergio Ramos, Puyol, Piquè, Capdevilla; Busquets, Xavi, Xabi Alonso; Iniesta, Villa, Torres. (Reina, Victor Valdes; Arbeloa, Marchena, Fabregas, Javi Martinez, Silva, Mata, Llorente, Pedro, Navas). Trajner: Del Bosque

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *