Home / Sport / Parakalimi i Alonsos, 100 mijë euro gjobë për Ferrarin

Parakalimi i Alonsos, 100 mijë euro gjobë për Ferrarin

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka gjobitur me 100 mijë euro skuderinë italiane, pas urdhrit për lejimin e parakalimit të Fernando Alonsos ndaj Felipe Masës në garën e Hokenhaimit.

Menjëherë pas garës së djeshme komisarët e garës i kërkuan shpjegime përfaqësuesve të Ferrarit lidhur me parakalimin e spanjollit në xhiron e 49-të. Arsyetimet e italianëve se gjithçka ishte në kufijtë e një gare korrekte mes pilotëve, nuk janë pranuar nga FIA, e cila ka vendosur të ndëshkojë “Kokëkuqen” me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Ndërsa ishte duke kryesuar garën, në xhiron e 49-të në kufjet e Felipe Masës erdhi një mesazh nga bokset që thoshte: “Alonso është më i shpejtë se ti. E more mesazhin?”. Pak çaste më vonë braziliani i hapi rrugë Alonsos për të parakaluar.

Gjithsesi, sot Felipe Masa është munduar të shuajë polemikat, duke deklaruar se ishte vendimi i tij për t’i hapur rrugën Fernando Alonsos. “Jam i sigurt se shumica e pilotëve profesionistë do të kishin vepruar si unë në atë pozitë”, u shpreh sot Masa.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *