Home / Lajme / Maqedoni / PDSH vazhdon bojkotin parlamentar

PDSH vazhdon bojkotin parlamentar

Ai më tej ka hapur idenë e krijimit të një senati dhe të një parlamenti dydhomësh.”Pas modifikimeve që e ndryshuan frymën dhe misionin e Marrëveshjes së Ohërit, pas refuzimit që të debatohet për marrëveshjen e re, tani mbi bazë të konsultimeve me këshilltarët dhe njohësit e mirë të çështjeve politike mendoj se zgjidhjen e kontestit ndëretnik në Maqedoni, duhet ta kërkojmë në idenë e parlamentit dydhomësh ose të themelimit të institucionit të ri Senatit”, tha lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai më tej tha se në shoqëritë multi-etnike krijohen institucione që në vete ngërthejnë kompetenca që i mbrojnë interesat kolektive siç janë ato kombëtare.

Tetovë, 11 korrik-Deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare nuk do të kthehet në parlament edhe pas debatit i cili ka zgjatur më shumë se katër në kuvendin qendror të mbajtur të dielën në Tetovë. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, para kuvendarëve ka lexuar raportin dhe arsyet e bojkotit gati një vjeçar në kuvend.

Ai tha se PDSH-ja është e vetmja parti e cila suksesshëm vepron, pranon dhe mbijeton në opozitë duke theksuar se në mënyrë të përgjegjshme e kryen misionin e një partie opozitare.”Kërkesave të faktorit ndërkombëtar ne u përgjigjemi me analizat ton. Me keqardhje mund të them, se ne kemi përgjigje precize për pyetjet e tyre lidhur me veprimet tona por ata nuk kanë përgjigje të kënaqshme për shqetësimet tona.

Si do që të jetë ne do të vazhdojmë të tregojmë respekt dhe mirëkuptim për dashamirësinë e tyre pa marrë parasysh a manifestohet si kërkesë për ndërprerje të bojkotit apo në tratja të tjera. Me këtë rast do të përsëris përcaktimin tonë të paluhatshëm që të respektohen kornizat strategjike.Respektimi i integritetit territorial të Maqedonisë, anëtarësimi në NATO dhe BE, respektimi i parimit të sekularitetit të shtetit dhe legjitimimi përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Këto janë aspekte të rëndësisë vitale jo vetëm për faktorin ndërkombëtar por edhe për vetë Maqedoninë. PDSH-ja është parti demokratike që vepron konform parimeve të demokracisë dhe jo të dhunës, respekton kornizat e interesave strategjike dhe rezervon të drejtën që brenda këtyre parametrave të artikulojë interesin e vazhdueshëm shqiptar”, tha Thaçi para kuvendarëve.

Thaçi kërkon parlament dydhomësh

Ai më tej ka hapur idenë e krijimit të një senati dhe të një parlamenti dydhomësh.”Pas modifikimeve që e ndryshuan frymën dhe misionin e Marrëveshjes së Ohërit, pas refuzimit që të debatohet për marrëveshjen e re, tani mbi bazë të konsultimeve me këshilltarët dhe njohësit e mirë të çështjeve politike mendoj se zgjidhjen e kontestit ndëretnik në Maqedoni, duhet ta kërkojmë në idenë e parlamentit dydhomësh ose të themelimit të institucionit të ri Senatit”, tha lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Ai më tej tha se në shoqëritë multi-etnike krijohen institucione që në vete ngërthejnë kompetenca që i mbrojnë interesat kolektive siç janë ato kombëtare.

“Në të gjitha shtetet e përparuara, veçmas federatat ekziston dhe funksionon në mënyrë shumë efikase parlamenti dydhomësh. Në dhomën e ulët zgjidhen pjesa më e madhe e kërkesave të përghithshme të qytetarëve, ndërkaq në atë të lartë zgjidhen interesat kolektive apo të etniteteve të veçanta siç ishin interesat kolektive të republikave.

E di se kjo ide do të keqkuptohet si zakonisht por refuzimi do të shkaktojë që shqiptarët në rend të parë të dalin me propozime gjithnjë në vijë të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe jo të interesit individual të qytetarëve. Refuzimi I një oferte të këtillë nuk duhet të nënkuptohet se ka ngadhnjyer refuzuesi, por duhet kuptuar se refuzimi është shkak për hulumtimin dhe imponimin imperativ të zgjidhjeve më precize”, ka theksuar Thaçi gjatë kuvendit qendror të PDSH-së të dielën në Tetovë.

Në orët e vona të pasditës ky kuvendi ka nxjerrë edhe konkluzat përfundimtare.

Thaçi i pyetur direkt për kthimin në parlament ka thënë se I qëndron prapa kërkesës për dialog serioz dhe vendosjen e një agjende të qartë edhe atë agjenda të qartësohet në takim liderësh dhe të caktohet si prioritete dhe me afate, zgjidhja e emrit, anëtarësimi në NATO, hapja e bisedimeve, marrëveshja e re politike etj.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *