Home / Lajme / Maqedoni / Policia nuk din gjë për fëmijët e zhdukur

Policia nuk din gjë për fëmijët e zhdukur

30 korrik-
Banorët e fshatit në një nga versionet e tyre nuk përjashtojnë mundësinë e rrëmbimit Mitatit 7 vjeçar, ndërsa një pohim i tillë është konfirmuar edhe nga prindërit, të cilët sipas pohimeve theksuan se në fshat atë ditë është parë një veturë me ngjyrë të verdhë, e cila kishte qarkulluar dy herë

Ministria e Brendshme nuk ka ende asnjë gjurmë për zhdukjen e 7 vjeçarit Mitat Ibrahimi nga Konjara e Mesme e Shkupit, edhe pasi që janë mbushur rreth tre nga humbja e gjurmëve të tij. Edhe përkundër kërkimeve të bëra nga ana e policisë speciale dhe polombarëve të MPB-së si dhe vendosjes së posterëve në pikat kufitare të Mitatit të Zhdukur, familjarët nuk janë shprehur të kënaqur me aktivitetet e ndërmarra nga MPB-ja.Familjarët kërkojnë angazhimin e zhytësve specialistë që zhyten në thellësi nën katër metra, ku dyshojnë që mund të jetë edhe trupi i pajetë i djalit të tyre. Javën e kaluar familjarët kërkuan që të intensifikohen kërkimet dhe të dërgohen ekipe më profesionale të zhytësve.Banorët e fshatit në një nga versionet e tyre nuk përjashtojnë mundësinë e rrëmbimit Mitatit 7 vjeçar, ndërsa një pohim i tillë është konfirmuar edhe nga prindërit, të cilët sipas pohimeve theksuan se në fshat atë ditë është parë një veturë me ngjyrë të verdhë, e cila kishte qarkulluar dy herë.Fatin e njëjtë e kanë pësuar edhe dy fëmijët tjerë, Mirsada dhe Dani Mehmedi nga lagja Sredorek e Kumanovës. Tre fëmijë të moshave nga pesë deri në tetë vjet sikur ti kishte përbirë toka. As një gjurmë dhe zë nga ata. MPB përmes zëdhënësit Ivo Kotevski ka deklaruar se po vijojnë kërkimet, por se nuk janë dhënë hollësi apo rezultate për gjejten e ndonjë gjurme.Nga MPB-ja apelojnë të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se kanë çfarëdo informacioni lidhur me zhdukjen e djalit ose të cilët e kanë parë diku të lajmërohen në numrin e telefonit 192 ose ta paraqesin në stacionin më të afërt policor.
Ku po zhduken fëmijët? A janë viktima të ndonjë fatkeqësie apo të tregtisë me qenie njerëzore? Kësaj pyetje pritet të japin përgjigje organet kompetente në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *