Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Vizita e Metës dështim i diplomacisë shqiptare

PPD:Vizita e Metës dështim i diplomacisë shqiptare

30 korrik-
PPD-ja, në asnjë mënyrë nuk e justifikon nënshtrimin kombëtar dhe atë politik, në emër të paqës iracionale apo mbetjes në pushtet të një grupi të dështakëve politik, njëshi i të cilëve madje nuk është në gjendje të jep as edhe një deklarataë të qartë politike nga takimi juaj, ku ju me apercepcionet tua diplomatike tentoni ta varrosni fatin politik të shqiptarëve në Maqedoni. E informojnë shefin e diplomacisë shqiptare se PPD-ja ashtu si edhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni angazhohen për një Maqedoni demokratike të dy popujve shumicë të barabartë”, thuhet në fund të komunikatës së PPD-së nënshkruar nga kryetari Sefedin Haruni.

T:PPD:Vizita e Metës dështim i diplomacisë shqiptare
Tetovë, 30 korrik-Partia për Prosperitet Demokratik ka reaguar ndaj vizitës së fundit të shefit të diplomacisë shqiptare Ilir Meta në Maqedoni. Në një komunikatë të lëshuar mediave nga ana e kësaj partie theksohet se vizita e Metës në Maqedoni, ishte një dështim i radhës i politikës aktuale të Shqipërisë në relacionin, Tiranë-Shkup-Beograd. “Ashtu siç e margjinalizoi statusin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke iu nënshtruar diktatit të politikës represive sërbe ndaj shqiptarëve të Anamoravës dhe duke mos patur sensin e një diplomati të formuar për të kërkuar status identik për shqiptarët e këtyre trojeve siç është statusi i sërbëve në Kosovë, po të njejtën injorancë politike tregon edhe ndaj statusit të shqiptarëve në maqedoni, duke i vënë ata në një rafsh me statusin e grupit etnik sllavo-fonëve të Shqipërisë, që në manifetsimet e tyre folklorike veten e identifikojnë herë me bullgar e herë me maqedon”, thuhet në komunikatë. Më tej në tekst, vijon se PPD-ja e rikujton Ilir Metën se rreth një milion shqiptarë në maqedoni, nuk janë as grup etnik, as minoritar e ardhacak e as më pak, janë turmë amorfe që nuk dijnë se çkërkojnë dhe për çfarë statusi politik angazhohen. “Ua bëjmë me dije se pikërisht marrëveshja Kornizë e Ali Ahmetit, në të cilën thirreni edhe ju, është çelësi i të gjitha padrejtësive që ua bëhen shqiptarëve në emër të paqës.Prandaj, PPD-ja, në asnjë mënyrë nuk e justifikon nënshtrimin kombëtar dhe atë politik, në emër të paqës iracionale apo mbetjes në pushtet të një grupi të dështakëve politik, njëshi i të cilëve madje nuk është në gjendje të jep as edhe një deklarataë të qartë politike nga takimi juaj, ku ju me apercepcionet tua diplomatike tentoni ta varrosni fatin politik të shqiptarëve në Maqedoni. E informojnë shefin e diplomacisë shqiptare se PPD-ja ashtu si edhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni angazhohen për një Maqedoni demokratike të dy popujve shumicë të barabartë”, thuhet në fund të komunikatës së PPD-së nënshkruar nga kryetari Sefedin Haruni.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *