Home / Sport / Raul braktis Realin për gjermanët e Shalke 04

Raul braktis Realin për gjermanët e Shalke 04

Sulmuesi spanjoll i Real Madrird, Raul Gonzalez, ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Shalke 04. Sipas gazetës më të madhe gjermane “Bild”, 33-vjeçari ka nënshkruar me klubin gjerman deri në vitin 2012 dhe do të përfitojë gjashtë milionë eurosh në sezon.

“Bild” gjithashtu pohon se drejtori sportiv i Realit, Horge Valdano, klub me të cilin Raul ka një kontratë deri në 2011, ka dhënë miratimin e tij për transferimin.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga drejtuesit e Shalke 04, kujton ‘Bild”, por trajneri i skuadrës gjermane, Feliks Magat, në mënyrë të përsëritur ka shprehur interesimin e tij për të pasur në skuadër sulmuesin veteran të Real Madridit.

Te ekipi gjerman Rauli do të gjejë edhe ish-shokun e skuadrës te Real Madridi, Kristof Metzelder, i cili u transferua pak kohë më parë në Gelsenkirshen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *