Home / Lajme / Maqedoni / Regjim i ri i komunikacionit për shkak të punimeve në rrugë

Regjim i ri i komunikacionit për shkak të punimeve në rrugë

29 korrik-
Ndërtimi i rrugës “Dervish Cara” do të ndryshojë përkohësisht regjimin e komunikacionit në rrugën “Mehmet Pashë Dëralla” (ish 29 Nëntori) dhe rrugën “D.G.Cara”, të cilat prej rrugëve me komunikacion njëkahësh do të funksionojnë si rrugë me komunikacion në dy kahje.

Për shkak të punimeve që do të kryhen për ndërtimin dhe rikonstruimin e tërësishëm të rrugës “Dervish Cara”, përkatësisht në pjesën para komunës së Tetovës, do të vendoset regjim i ri i komunikacionit.

Ndërtimi i rrugës “Dervish Cara” do të ndryshojë përkohësisht regjimin e komunikacionit në rrugën “Mehmet Pashë Dëralla” (ish 29 Nëntori) dhe rrugën “D.G.Cara”, të cilat prej rrugëve me komunikacion njëkahësh do të funksionojnë si rrugë me komunikacion në dy kahje.

Punimet në rrugën “Dervish Cara” do të fillojnë të shtunën më 31.07.2010, ndërsa do të zgjasin 30 ditë, andaj komuna e Tetovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët, thuhet në një komunikatë të komunës së Tetovës.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *