Home / Sport / RENOVA MBROJTJEN E TITULLIT E NIS KUNDËR PELISTERIT

RENOVA MBROJTJEN E TITULLIT E NIS KUNDËR PELISTERIT

Të shtunën do të nisë sezoni i ri futbollisik në Maqedoni kur do të zhillohet java e parë jo e plotë, pasi dy përballje janë shtyrë për të hënën, për shkak se Rabotniçki dhe Teteksi kishin angazhime në kuadër të Europa Ligës. Kampionët e vitit të kaluar në përballjen e parë në Tetovë takohen me Pelisterin, ndërsa Shkëndija të hënën në derbin lokal përballet me Teteksin.

Pushimi veror për skuadrat e Ligës së Parë të Maqedonisë i takon të së kaluarës, pasi të shtunën në orën 17:00 do të nisë sezoni i ri garues në vend. Edhe ky sezon do të startojë me 12-të ekipe, por kësaj rradhe me shpresa se me po aq ekipe do të përfundojë. Këtë e themi duke u bazuar në ndodhitë e sezoneve paraprake, posaçërisht këtij të fundit, kur nga 12-të sezonin e mbyllën vetëm 9-të ekipe. Përshtypja e përgjithshme është se pak a shumë ekipet të përgatitura presin sezonin e ri garues edhe pse disa prej tyre me vonëse startuan përgatitjet. Kuptohet problemet e vazhdueshme finansiare kufizojnë ambiciet e ekipeve, kur pjesa më e madhe e tyre do të luftojnë për mbijetesë, ndërsa vetëm Renova, Rabotniçki dhe Metalurgu besohet se do të luftojnë për titull, pa haruar të përfshijmë këtu edhe Shkëndijën e Tetovës e cila pos që është përforcuar dukshëm, ishte ekipi i vetëm nga Maqedonia që u përgatit jashtë vendit. Skuadra e Renovës mbrojtjen e titullit do ta nisë në stadiumin e qytetit në Tetovë, kur do të përballet me Pelisterin e Manastirit. “Gjipspunuesit” shpresojnë që të startojnë me fitore, ndërsa besojnë se kanë ekip për të mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar.
Në ndeshjet tjera në stadiumin kombëtar “Filipi i II”-të në Shkup, Vardari përballet me Metalurgun, në ndeshjen që ndonjëherë ishte derbi, ndërsa tani pritet të dominohet nga mysafirët. Horizonti në Turnovë pret Sileksin, ndërsa në Kërçovë do të përballen dy ekipet që ssezonin e kaluar garonin në Liga e Dytë, Napredoku dhe Bregallnica. Katër përballjet e lartëpërmendura do të zhvillohen të shtunën me fillim në orën 17:00, ndërsa përballjet Skopje-Rabontiçki dhe Shkëndija-Teteksi janë shtyrë për ditën e hënë, për shkak të angazhimeve që kishin Rabotniçki dhe Teteksi në Europa Ligë.

Dyshet e javës së parë:
Renova – Pelisteri,
Horizont T.- Sileksi,
Vardari – Metalurgu,
Napredoku – Bregallnica,
Skopje – Rabotniçki dhe
Shkëndija – Teteksi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *