Home / Lajme / Maqedoni / Riker:Ditlindja e SHBA-ve me shumë miq

Riker:Ditlindja e SHBA-ve me shumë miq

korrik
“Jam shumë krenar të shof se ky manifestim është multikulturor, dhe poashtu jam krenar dhe i lumtur që sollëm bashkë përfaqësuesit e qeverisë, pushtetit local dhe partitë opozitare. Kjo është një mënyrë e shkëlqyr për të festuar ditëlindjen tonë, me shumë miq të mitë dhe tuajt këtu në Tetovë. Pra falemnderit që ndat me ne këtë mbrëmje falemnderit shumë” tha Filip Riker ambasador i SH B A –ve.

Me intonimin e hymnit Amerikan nga korri i qytetit, të dielën në mbrëmje në qendër të Tetovës u shënua festa kushtuar 4 Korrikut, ditës së pavarsisë së Amerikës. Ambasadori Amerikan në Maqedoni Filip Riker, ka falenderuar organizatorët që bënë tmundur që bashkë t`festohet 4 Korriku edhe në Tetovë. “Jam shumë krenar të shof se ky manifestim është multikulturor, dhe poashtu jam krenar dhe i lumtur që sollëm bashkë përfaqësuesit e qeverisë, pushtetit local dhe partitë opozitare. Kjo është një mënyrë e shkëlqyr për të festuar ditëlindjen tonë, me shumë miq të mitë dhe tuajt këtu në Tetovë. Pra falemnderit që ndat me ne këtë mbrëmje falemnderit shumë” tha Filip Riker ambasador i SH B A –ve. Kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti tha se qyteti i Tetovës sot është në frymën e festës së madhe amerikane, shënimit të 4 korrikut-Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
“Ne jemi të lumtur, që për herë të parë në Maqedoni, respektivisht në qytetin tonë, po shënohet kjo datë e rëndësishme historisë së popullit mik amerikan. Ky mesazh i madh historik i lirisë, demokracisë dhe dialogut, sot ka shtrirë praninë e vet edhe në qytetin tonë, për të na bashkuar në festën e madhe të miqësisë dhe për të qenë pranë popullit mik amerikan.

Komuna e Tetovës, si partnere me Këndin Amerikan në Tetovë edhe njëherë rikonfrimon përcaktimin e vet, se gjithmonë do të përkrah me një përkushtim të thellë këtë miqësi, në të gjitha festat dhe ngjarjet kulturore”, tha Bexheti.

Ndërsa zëvendës kryeministri i shtetit Abdylaqim Ademi, ka falenderuar me këtë rast shtetin Amerikan, për ndihmën dhe përkrahjen që i jep Maqedonisë.
“Republika e Maqedonisë është e bindur se mbështetja Amerikane që i jepet vendit tonë udhëhiqet nga nevoja e zhvillimit tonë të papengueshëm. Nënshkrimi dhe garantimi i Marrëveshjes së Ohrit njohja e Maqedonisë me emrin kushtetues dhe angazhimi këmbëngulës për anëtarësimin tonë në NATO, është dëshmi e fuqishme për përcaktimin shumë miqësorë” tha Abdylaqim Ademi zëvendëskryeministër.
Për kënaqësinë e publikut, mbrëmë janë kujdesur këndëtarët Greta Koci, Çiljeta, Biba Dodeva dhe rok grupi Tetovar Elita 5 .

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *