Home / Sport / Roma bën dy “kurbanë” për Behramin

Roma bën dy “kurbanë” për Behramin

Skuadra verdhekuqe vazhdon të këmbëngulë për të marrë nga ekipi anglez i Uest Hemit mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane, Valon Behrami.

Drejtuesit e skuadrës së Romës ofrojnë si shkëmbim për Behramin portierin brazilian Doni dhe sulmuesin Stefano Okaka.

Roma është duke punuar për afrimin e mbrojtësit Burdiso nga Interi dhe njëkohësisht po kërkon një destinacion tjetër për sulmuesin brazilian, Hulio Baptista, që mund të jetë skuadra greke e Olimpiakosit.

Kryeqytetasit prej kohësh janë në kërkim të Behramit dhe mësohet se tashmë është pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *