Home / Lajme / Maqedoni / Rregjim i ri gjate veres ne komunikacion

Rregjim i ri gjate veres ne komunikacion

13 korrik-
Një lehtësim për komunikacionin do të jetë ndërtimi i parkingjeve të reja në qytet dhe gjithashtu menaxhimi më i mirë i parkingjeve aktuale. Sipas Vendimit të Këshillit komunal të Tetovës që u soll në mbledhjen e katërmbëdhjetë të tij, parashihet që parkingjet aktuale të jepen me koncesion. Kështu do të sigurohej menaxhim më i mirë i parkingjeve”, tha Pustina.

Me ardhjen e mërgimtarëve, është rënduar komunikacioni në qytet, ndërsa ai rëndohet edhe si pasojë e punimeve në disa rrugë të qytetit.

Sipas zëdhënësit të komunës së Tetovës, Flakran Pustina, Seksioni për komunikacion po menaxhon mirë duke vendosur regjime të reja të komunikacionit në rrugët ku kryhen punime.
“Një lehtësim për komunikacionin do të jetë ndërtimi i parkingjeve të reja në qytet dhe gjithashtu menaxhimi më i mirë i parkingjeve aktuale. Sipas Vendimit të Këshillit komunal të Tetovës që u soll në mbledhjen e katërmbëdhjetë të tij, parashihet që parkingjet aktuale të jepen me koncesion. Kështu do të sigurohej menaxhim më i mirë i parkingjeve”, tha Pustina.

Sipas tij, komuna e Tetovës, gjegjësisht seksioni për komunikacion është në fazën e projektimit të parkingjeve të reja që do të ndërtohen në pjesë të ndryshme të qytetit. “Parashihet të ndërtohen parkingje në rrugët më të frekuentuara të qytetit dhe gjithashtu në blloqet banesore. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të komunikacionit në qytet”, tha Pustina.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *