Home / Lajme / Rajon / Rumania nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës

Rumania nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës

1o korrik-
“Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, transmeton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.

Rumania mbetet pranë qëndrimit të saj për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, përkundër rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, ku i bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bëjnë një gjë të tillë.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Baconschi.

“Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, transmeton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.

Baconschi e ka përshkruar këtë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës si të “linjës nacionale”.

Ai ka thënë se Rumania respekton shumë rekomandimet e Parlamentit Evropian, por njëkohësisht “ajo ka linjën e saj nacionale të cilën e ndjek, dhe e cila, sipas tij, “nuk është fare më pak parimore ndaj çështjes së Kosovës”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *