Home / Lajme / Rajon / Sarandë, 200 mijë turistë të huaj

Sarandë, 200 mijë turistë të huaj

25 korrik-
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, flukset e vizitorëve dhe turistëve të shtatë muajve të vitit 2010 vlerësohen 10 për qind më të larta. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, njoftoi TCH.

Shkon në 200 mijë numri i turistëve që kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar.

Statistikat që i referohen informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga terminali i Portit Detar të Sarandës, si dhe nga pikëkalimet kufitare të Qafë Botës e Kakavijës, flasin për rritje të interesit të turistëve të huaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, flukset e vizitorëve dhe turistëve të shtatë muajve të vitit 2010 vlerësohen 10 për qind më të larta. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, njoftoi TCH.

Ai sqaron më tej se në strukturën e turistëve të këtij viti, pjesën më të madhe e zënë pushuesit vendas, ndërsa të huajt zënë 46 për qind. Shifra prej 200 mijë turistësh konsiderohet optimiste nga drejtoria e turizmit në bashki, ndërkohë që premtohet se shifrat do të kapin nivelin e 500 mijë pushuesve këtë vit.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *