Home / Sport / Seria A, merkato 366-milionëshe

Seria A, merkato 366-milionëshe

366 milionë euro është shuma që ekipet kryesore italiane mund të përfitojnë në fund të merkatos verore që mbyllet më 31 gusht.

Duke bërë një llogaritje të thjeshtë të vlerës së futbollistëve që mund të largohen nga Interi, Milani, Juventusi, Roma, Fiorentina, Lacio, Sampdoria, Xhenova dhe Kaljari, mund të besojmë se disa prej klubeve kryesore në Itali, mund të gdhihen të pasura në ditët e fundit të kësaj merkatoje verore.

I marrim me radhë duke e nisur nga Interi. Zikaltrit kanë goxha “material” që mund të largohet. Duke marrë parasysh se jo të gjithë lojtarët e përfshirë në bisedime të ndryshme mund të lënë zikaltrit, situata është e tillë:

Për Balotelin kërkohen 35 milionë, për Maikonin 30, Burdizo mund të kalojë përfundimisht te Roma për jo më pak se tetë milionë, Muntari pëlqehet në Angli, ku mund të vendoset për 14 milionë, Mansini mund të luajë në Francë për tre milionë euro, për Obinan kërkesat nga Premier Liga mund të arrijnë deri në pesë milionë euro, po aq sa mund të përfitohet edhe nga shitja e sllovenit Rene Krin. Në total bëhen 100 milionë euro. Një dorë e mirë parash për të bërë një merkato fenomenësh.

Shumë më e thjeshtë paraqitet situata për Milanin, që ka në listën e largimeve të mundshme vetëm Huntelarin. Objektivi kryesor i kuqezinjve është të përfitojnë 15 milionë euro, për t’i shpenzuar te një lojtar i vlefshëm.

Te Juventusi, lista e atyre që mund t’i thonë lamtumirë klubit, është e gjatë. Kamoranezi mund të ikë për dy milionë euro, Tiago për gjashtë, për Amaurin kërkohen 20 milionë, për Diegon 25, 15 për Iakuintën, tetë për Poulsenin dhe 20 milionë euro për Felipe Melon. Gjithsej mund të bëhen 96 milionë euro përfitime. Nëse sigurohet kjo shumë, blerja e Edin Xhekos, objektivit kryesor, nuk do të ishte fare problem për klubin nga Torino.

Teorikisht, nuk janë keq as Fiorentina (Frei vlerësohet me 10 milionë, kurse Vargas, Xhilardino dhe Montolivo nga 20 secili), Sampdoria (22 milionë euro për Pacinin dhe 18 për Palombon) dhe Roma (gjashtë milionë për Baptistën, një për Donin dhe 10 milionë euro për Meksesin). Shumës së deritanishme i shtohen edhe 20 milionë gjithsej për Akuafreskën dhe Ledezmën e Lacios, si dhe tetë milionët për Lazarin e Kaljarit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *