Home / Sport / Shkëmbimi Kaka-Ibra po ‘çmend’ Spanjën

Shkëmbimi Kaka-Ibra po ‘çmend’ Spanjën

Dy kundërshtarët e përjetshëm në futbollin spanjoll po bëhen gati për një shkëmbim midis dy lojtarëve që kanë dështuar në sezonin e fundit.

Sipas medieve spanjolle, Hoze Mourinjo do të marrë sulmuesin e katalanasve, Zllatan Ibrahimoviç dhe si shkëmbim për “kokën” e tij ofron brazilian Kaka’.

Trajneri madrilen është në dijeni të probleme financiare që po kalon ekipi i Barcelonës dhe po mundohet që të shfrytëzojë rastin për të rrëmbyer në mënyrë të papritur bomberin suedez.

Mesa bëhet e ditur, Mourinjo është i mendimit se partneri më ideal për Higuainin në repartin e sulmit të Realit është Ibrahomoviçi.

Barcelona po mendon seriozisht për largimin e sulmuesit suedez, i cili nuk ka bindur në sezonin e tij të parë me fanellën katalanase. Gjithashtu largimin e tij e kushtëzon edhe blerja nga Valencia e David Vilës.

Në krahun tjetër, as Reali nuk është i kënaqur me performancën e brazilianit Rikardo Kaka’ dhe mund të përdoret si “karrem” për të mundësuar shkëmbimin me Ibrahimoviçin.

Sipas mediave spanjolle, nëse ky transferim ndodh në të vërtetë, do të jetë lajmi më i bujshëm i merkatos verore në futbollin spanjoll.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *