Home / Sport / Shkëndija barazon pa gola me Inter Pitestin

Shkëndija barazon pa gola me Inter Pitestin

Skuadra tetovare vazhdon me sukses përgatitjet në Austri, ndërsa për momentin puna profesionale është duke u reflektuar edhe ndeshjet kontrolluese, kur të ejnten Shkëndija shënoi tjetër rezultat pozitiv përballë ekipit rumun Inter Pitesti, pasi paraprakisht arritën të fitojnë 2:1 përballë Gloria Bistritit.

Möllbrücke/Lurnfel – Ndeshja e dytë kontrolluese e Shkëndijës në Austri përballë skuadrës së kategorisë së parë të Rumunisë Inter Pitestit është mbyllur me barazimin pa gola. Sipas informatave nga Austria, ndeshja ka qenë tejet cilësore, ndërsa të dyja skuadrat kanë patur rastet e tyre për të fituar takimin duke goditur nga një herë kornizën e portës, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetat kundërshtare. Ky barazim për Shkëndijën llogaritet si rezultat pozitiv , pasi kundërshtari kishte rolin e favoritit. Megjithse në këto ndeshje përgatitore rezultati është në plan të dytë, megjithatë është mirë kur skuadra nuk pëson, madje mbi të gjitha kur ekipi tregon lojë të mirë. Vlen të ceket se Shkëndija në këtë përballje luajti me formacionin e njëjtë si në ndeshjen me Glorian, me një ndrysim të vetëm që në 11-shen e parë u gjend Gllavevski, pasi Sali ankohej në dhembje të shpinës. Ndërkohë në pjesën e dytë trajneri Qatip Osmani bëri disa zëvendësime, suke inkuadruar në lojë edhe futbollistë e rrinjë si Murati,Dehari, Syla dhe Sinani.
“Sigurisht që jemi të kënaqur me lojën dhe rezultatin përballë Inter Pitestit, ndërsa paraprakisht ne fituam Gloria Bistrtitin. Ekipi luan mirë dhe kjo na gëzon më së shumti. Duke u bazuar në punën që jemi duke bërë në fazën përgatitore, kushtet që kemi këtu dhe futbollistët që kemi angazhuar, mendoj se të përgatitur do të presim sezonin e ri në Ligën e Parë, ku do të synojmë kreun e tabelës”, – deklaroi ndihmës trajneri i Shkëndijës Erhan Selimi, në lidhje telefonike nga Austria. Pas këtyre dy përballjeve të para përgatitore ekipi protet të vazhdojë punën me nga dy seanca stërvitore në ditë, deri në në ndeshjen e rradhës kontrolluese, kur me 11 korrik do të përballen përsëri me një ekip nga Rumunia, kësaj rradhe Unirean.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *