Home / Sport / Shkëndija e fortë për Dritën

Shkëndija e fortë për Dritën

Të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë u zhvillua ndeshje kontrolluese ndërmjet skuadrave lokale, Shkëndijës dhe Dritës, në të cilën fitore shënoi ekipi vendas me rezultatin 2:0.

Në mot me shi dhe teren të rëshqitshëm për lojë, ekipet megjithatë dhanë maksimumin dhe deri diku treguan lojë që kënaqi shijen e rreth 700 shikuesëve të tubuar në stadium. Autor të golave për Shkëndijën ishin Ferhan Asani dhe përforcimi i fundit Andre Lomami. Marë në përgjithsi nga tabori i Shkëndijës shprehen të kënaqur me ndeshjen e fundit kontrlluese, ndërsa nga e hëna kanë filluar të përgatiten për sfidën e parë kampionale, kur në Tetovë do të zhvillohet derbi i madh me Teteksin.
“Sigurisht që jemi të kënaqur me fitoren ndaj Dritës edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolluese. Për më shumë na gëzon fakti që ekipi luan mirë. Mendoj se jemi të përgatiur mirë dhe besoj te kemi sezon të suksesshëm. Prej sot (e hënë) ne kemi filluar të përgatitemi për sfidën me Teteksin e cila 99 % do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Këtu dua të shtoj se nuk duhet ta marim shumë tragjik ndryshimin e orarit, por më shumë të koncentrohemi në përgatitjet për këtë sfidë. Kemi kohë edhe ne, njashtu edhe tifozët që të përgatitemi maksimalisht dhe të tregojmë forcat tona të përbashkëta dhashtë Zoti me një fitore dhe me një spektakël në tribuna”, – u shpreh ndihmës trajner i Shkëndijës Erhan Selimi.
Selimi shtoi se javën e fundit ekipi pos që do të përgatitet për sfidën me Teteksin, gjithashtu do të tentohet që me stërvitje më të lehta të freskohet ekipi, pas përgatitjeve të rënda që kishte në fazën përgatitore. “ Është e arsyeshme që të tentojmë të mbajmë të freskët ekipin, pasi deri tani përballuan përgatitje të rënda. Megjithatë mendoj se rezultati do të vijë në kampionat, pasi ekipi është shumë i përgatitur, ndërsa relativisht në kohë të shkurër përforcimet arritën të ambientohen në ekip. Me Mustafin, Nuhiun, Zendelin, Elmazovskin, Cuculin, Huseinin dhe Hasanin, si dhe me futbollistët tjerë skuadra duket tepër e fortë. Mendoj se nëse të gjithë mbetemi të bashkuar, ne si staf teknik, futbollistët, kryesia si dhe tifozët dhe nëse punojmë më shumë që nga ndeshjet si mysafir të fitojmë pikë, atëherë nuk dyshoj se Shkëndija vitin e ardhshëm do të debutojë në Kupat Europiane”, – u shpreh i bindur në sukses, Selimi.
Ndeshja me Dritën, për Shkëndijën ishte miqësorja e tretë në Maqedoni, pas atyre me Rininë (3:1), dhe Skopjen (0:0), ndërsa katër takime të forta kontrolluese zhvilloi në përgatitjet në Austri ku regjistroi një fitore, dy barazime dhe vetëm një disfatë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *