Home / Sport / SHKËNDIJA NUK ËSHTË LARG EUROPËS

SHKËNDIJA NUK ËSHTË LARG EUROPËS

Pas rrikthimt në Tetovë, në taborin e Shkëndijës mbizotëron kënaqësia me atë që arritën të realizojnë në përgatitjet disa ditore në Austri, ku kishin edhe disa takime kontrolluese me skuadra të forta. Të martën ekipi u nderua nga kryetari i komunës Portschach, zotri Franc Arnold.

Pas përgatitjeve disa-ditore në Austri skuadra e Shkëndijës të premten është kthyer në Tetovë, ku do të vazhdojë stërvitjet deri në fillim të kampionatit të ri futbollitik në Ligën e Parë të Maqedonisë. “Kuq e zinjtë” shprehen të kënaqur me atë çka realizuan në Austri, ku zhvilluan katër përballje kontrolluese me kundërshtarë të fortë. Megjithse rezultatet ishin pozitive, në taborin “kuq e zi” më shumë janë të kënaqur nga loja e treguar, e cila premton se në sezonin e ri, Shkëndija do të ketë rol të rëndësishëm në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kur pritet që kjo skuadër të përzihet në luftën për kreun e tabelës dhe pozitat që mundësojnë dalje në kupat europiane.

“ Ne si kryesi jemi të kënaqur me atë se si janë zhvilluar përgatitjet, pa marrë parasysh rezultatet edhe se edhe nga ata nuk mund të jemi të pakënaqur. Gjithashtu jemi të kënaqur me angazhimin dhe sjelljen e futbollistëve, të cilët treguan një nivel të lartë të kulturës së tyre personale, por edhe kombëtare. Mendoj se në mënyrë profesionle dhe të denjë prezantuam futbollin e Maqedonisë dhe atë të Tetovës. Me një fjalë ne treguam se edhe Shkëndija dhe Tetova nuk janë larg Europës, me shpresë se në një të ardhme të afërt Europën do ta sjellim në Tetovë”, – deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, pas rrikthimit në Tetovë.

Përveç seancave të rregullta stërvitore dhe ndeshjeve të forta kontrolluese, Shkëndija në Austri kishte një befasi të këndshme kur mbrëmjen e të martës ishin ftuar në darkë nga ana e kryetarit të Komunës Portschach, z. Franc Arnold. Drejtuesit e Shkëndijës ishin tejmase të kënaqur por edhe të respektuar me nderin që u përgatiti z. Arnold, me shpresë se një ditë do tu jepet rasti që t’i kthejnë me një ftesë për të qenë i pranishëm në Tetovë, dhashtë Zoti në ndonjë festë titulli, apo dalje në arenën Europiane.

Shkëndija deri në start të kampionatit të ri do të vazhdojë të përgatitet në Tetovë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që deri atëherë të zhvillojë ndonjë ndeshje tjetër përgatitore me skuadra nga vendi. Dihet se në xhiron e parë të kampionatit të ri, ekipi i Shkëndijës do të përballet me Teteksin dhe pritet që kjo ndeshje të jetë festë e vërtetë e futbollit në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *