Home / Sport / SHKËNDIJA SHIJON EUROPËN

SHKËNDIJA SHIJON EUROPËN

Shkëndija e Tetovës prej pasditën e të dielës është vendosur në afërsi të Klagenfurtit në Austri, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve. Impresionet e para janë fantastike, ndërsa mbetet që në maksimum të shfrytëzohen kushtet e volitshme që ofron kjo qendër, për përgatitje sa më të mira për kampionatin e ri. Sot Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese, përballë ekipit rumun, Gloria Bistrit.

6 korrik, Portschach-Austri- Ekspedita e Klubit të Futbollit Shkëndija e Tetovës, anëtar i ri i Ligës së Parë të Maqedonisë, të dielën pasdite ka arritur në Austri, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve, në të cilën do të zhvillojë disa përballje kontrolluese me kundërshtarë të fortë . Shkëndija është vendosur më hotelin “Raiter” në vendin e quajtur Portschach që gjendet në afërsi të liqenit Wortheresee në Austri. Impresionet e para nga tabori “kuq e zi” janë pozitive, ku theksohet se kushtet në këtë qendër janë fenomenale.

“Kemi arritur mirë pa kurfarë problemi dhe menjëherë jemi vendosur në hotelin Raiter. Kushtet me të vërtetë janë fantastike, ndërsa për këtë janë të kënaqur edhe futbollistët. Ekipi është i kompletuar, asjë futbollistë nuk ankohet në lëndim ndërsa me skuadrën punojnë edhe dy përforcimet e fundit Ardian Nuhiu dhe Vladimir Nikitoviç. Që nga dita e parë, stafi teknik në krye me Qatip Osmanin kanë vendosur tempo të jashtëzakonshme, me nga dy sanca stërvitore në ditë”, – deklaroi nga Austria, ekskluzivisht për Gazetën Koha, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Sipas Shaqirit futbollistët janë shumë të kënaqur që u është mundësuar që fazën e dytë të përgatitjeve ta zhcillojnë në Austri, ndërsa mezi se presin që të startojnë me ndeshje kontrolluese, ku pritet të ketë luftë të madhe për të siguruar vendin e titularit në ekip. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin, Erhan Selimin, Enver Ramadanin si dhe trajnerin kondicional Metin Dalip do të realizojnë nga dy stërvitje në ditë, ku vemëndje e posaçme i kushtohet përgatitjes fizike njëkohësisht me atë taktike, ndërsa përmes ndeshjeve kontrolluese pritet të kristalizohet ekipi i parë, që do të bartë barën më të rrëndë në kampionatin e ri, ku “kuq e zinjtë” shpresojnë të rradhiten në kreun e tabelës.

Në këtë drejtim ekipi i Shkëndijës sot do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese, kur në Bad Kleinkirchen nga ora 18:00 do të përballen me skuadrën rumune Gloria Bistirt. Pritet që stafi teknik të provojë pjesën më të madhe të futbollistëve që ka në dispozicion, pasi në këso përballjesh rezultati është në plan të dytë.

Për ndryshe Shkëndija para udhëtimit drejt Austrisë është pajisur me komplet të veshjeve të reja sportive nga marka e njohur “JOMA”. Kjo markë tani më një vit shfrytëzohet nga “kuq e zinjtë”, ndërsa drejtuesit e klubi janë shumë të kënaqur dhe shpresojnë që të vazhdojnë edhe në të ardhmen kur synojnë të arrijnë suksese edhe më të mëdha me ambicie për të siguruar dalje në kupat Europiane.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *