Home / Sport / SHKËNDIJA STARTOI ME FITORE

SHKËNDIJA STARTOI ME FITORE

Me sukses ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese e skuadrës tetovare Shkëndijës, në duelin me ekipin rumun Gloria Bistrit. Nga tabori i “kuq e zinjëve” shprehen të kënaqur me lojën dhe fitoren, teksa paralajmërojnë maksimumin edhe në duelin e të ejntes, kur skuadra do të luajë kundër Inter Pitestit.

Shkëndija e Tetovës me sukses ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese të karakterit ndërkombëtar, duke mundur ekipin e ligës së Parë të Rumunisë Gloria Bistrit, me rezultatin 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Bad Kleinkirchen të Austrisë. Nëse bazohemi në fjalën e urtë “Dita e mirë shihet që në mëngjes”, atëherë pritet që Shkëndija sezonin e ardhshëm pak a shumë të përzihet në luftën për kreun e tabelës të Ligës së Parë të Maqedonisë. E gjithë kjo duke u bazuar në lojën e treguar në duelin me skuadrën rumunue Gloria Bistrit, të cilët para fillimit të takimit kishin rolin e favoritit. Megjithatë Shkëndija hyri furishëm në këtë përballje, ndërsa futbollistët duke dashur të tregohen para stafit teknik, jepnin më shumë se 100% të mundësive të tyre, duke bërë që të krijohet përshtypja se luajnë një përballje të rëndësishme të Kupave Europiane. “Kuq e zinjtë” në minutën e katërt të takimit sulmuan nga krahu i majtë, kur krosimi i Cuculit u ndal me dorë në zonën e Glorias, mirëpo arbitrat lejuan që loja të vazhdojë. Në vazhdim loja ishte e ekuipibruar, me sulme të kohë pas kohëshme ngatë dyja palët. Në minutën e 28-të Shkëndija kalon në epërsi. Elmazovski pason saktë për Ersen Sali, i cili pasi lirohet nga dy kundërshtar, goditi saktë në rrjetën kundërshtare. 11-të minuta më vonë përsëri Sali në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Shkëndijës pasi bën një slalom në krahun e majtë assiston për Izair Eminin, i cili me qetësi të madhe nga 16-të metra solli dyfishim të rezultatit. Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, ndërsa më së miri në këtë frakion u gjetën rumunët, të cilët në minutën e 75-të zbutën rezultatin në 2:1, me golin e Vajonarut nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Cuculi në zonën e rezikut preku topin me dorë. Shkëndija deri në fund mundej të shënojë edhe një tjetër gol, kur në minutën e 82-të Gallavevski kishte depërtim të suksesshëm nga krahu i majtë, mirëpo assisti i tij nuk u shfrytëzua nga Sali, i cili goditi pranë portës.

“Jemi shumë të kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët tanë, por edhe nga rezultati. Edhe pse në këto përballje kontrolluese rezultati është në plan të dytë, megjithatë na vjen mirë që shënuam fitore. Futbollistët u angazhuan maksimalisht, diciplina ishte në nivelin më të lartë, kështu që patjetër të jemi të kënaqur sa për fillim”, deklaroi nga Asutria, drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Në përballjen me Gloria Bistritin, futbollistët e Shkëndijës për herë të parë provuan kompletin e ri të veshjeve sportive, të cilat si duket u sollën edhe fat.

Të mërkurën stafi teknik i drejtuar nga Qatip Osmani futbollistëve u servoi dy séance stërvitore, ndërsa të ejnten me fillim në orën 18:00, në vendin Möllbrücke/Lurnfel, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e dytë kontrolluese përballë një tjetër ekipi rumun Inter Pitesti.

Shkëndija vs Gloria Bistrit 2-1 (2-0)

Golashënues: Ersen Sali min 28 (1-0),Izair Emini min 39 (2-0), – Vajonaru min 75 (2-1)

Shkëndija: Zendeli,Neziri,Cuculi,Bilbilovski,Nikitovic,Mustafi,Useini,Nuhiju,Elmazovski,Emini dhe Sali.
Ne pjesën e dytë luajtën edhe: Berisha, Abdullai, Rexhepi, Syla, Nafiu, Sallai dhe Gllavevski.
Gloria Bistrit:
Allbut, Xhillka, Evong, Satsenet, Petenej, Mureshan, Andon, Petre, Manera, Vajonaru, De Souza.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *