Home / Sport / SHKËNDIJA UDHËTOI PËR NË AUSTRI ME NUHIUN NË EKIP

SHKËNDIJA UDHËTOI PËR NË AUSTRI ME NUHIUN NË EKIP

“Mund të konfiromoj se edhe zyrtarisht Ardian Nuhiu është futbollisti ynë. Me sulmuesin u morëm vesh për kontratë njëvjeçare, ndërsa shpresojmë që në fund të gjithë të jemi të kënaqur dhe bashkëpunim t ëvazhdojë edhe më tej”, – deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Anëtari i ri i Ligës së Parë, Shkëndija e Tetovës të në orët e vona të së shtunës ka udhëtuar drejt Austrisë, ndërsa ekspeditës “kuq e zi” i është bashkangjitur edhe Ardian Nuhiu, i cili është përforcimi më i ri i tetovarëve. Në fakt vetëm disa orë para nisjes për në Austri, drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur marëveshje me sulmuesin, i cili 12-të muajt e ardhshëm do të jetë pjesë e kësaj skuadre, ndërsa është lënë hapsirë që nëse të dyja palët mbesin të kënaqura, bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej. Lajmin për marëveshjen me Nuhiun e konfirmoi nënkryetari i Shkëndijës Idrizi Ibishi, i cili u shpreh tejet i kënaqur për angazhimin e sulmuesit.

“Mund të konfiromoj se edhe zyrtarisht Ardian Nuhiu është futbollisti ynë. Me sulmuesin u morëm vesh për kontratë njëvjeçare, ndërsa shpresojmë që në fund të gjithë të jemi të kënaqur dhe bashkëpunim t ëvazhdojë edhe më tej. Dua të cek se me këtë futbollist dhe me ata që i sollëm më herët kemi krijuar skuadër e cila do të jetë respekt për kundërshtarët tjerë të Ligës së Parë, edhe pse nuk përjashtojmë mundësinë që deri në fund të afatit kalimtar të sigurojmë edhe ndonjë përforcim tjetër”, – u shpreh Ibishi.

Nuhiu në rradhët e Shkëndijës vjen nga tabori i Vardarit, që don të thotë se ai do të vazhdojë të vishet “kuq e zi”, mirëpo tani me ngjyrat e Shkëndijës. Para se të vijë në Vardar, Nuhiu luajti në kampionatin izraelit me ekipin Makabi Akre, ndërsa një kohë ka qenë pjesë e skuadrës së Elbasanit në Shqipëri. Në Maqedoni, përveç Vardarit, Ardian Nuhiu ka luajtur edhe për Metalurgun, Rabotniçkin ndërsa ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Slloga Jugomagnatit. Nuhiu është futbollisti i rradhës që përforcon Shkëndijën, pasi më parë ekipit i’u bashkangjitën Nebi Mustafi, Elmedin Rexhepi, Armend Jusufi, Sedat Berisha dhe Mexhit Neziri.

Për ndryshe ekipi në orët e vona të të shtunës me autobus udhëtoi drejt Austrisë, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve në të cilën në plan janë zhvillimi i disa ndeshjeve të forta kontrolluese me kundërshtarë të njohur. Ekspedita “kuq e zi” do të qëndrojë në Portzah afër liqenit Vurt, vend ky që gjindet 14 kilometra larg qytetit të Klagenfurtit, ndërsa sipas informatave që kemi kjo qendër ofron kushte të shkëlqyeshme për përgatitje, por edhe për relaksim.

Sa u përket ndeshjeve kontrolluese tre kundërshtarët të Shkëndijës janë ekipe nga Rumania. Së pari më 6 korrik (e martë) Shkëndija do të përballet me ekipin Glorija Bistrica (Rumuni), dy ditë më vonë (8 korrik) kundërshtarë do të jetë Internationali (Rumuni), ndërsa më 11 korrik Shkëndija do të ketë testin më të fortë, me ekipin e njohur Italian Palermo. Më 13 korrik parashieht të zhvillohet takimi kontrollues me skuadrën e Unireas (Rumuni), ndërsa përballja e fundit parashihet më 15 korrik, kur kundërshtar i Shkëndijës do të jetë ekipi kroat Osijek. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ky orar të ketë ndonjë ndryshim, si dhe të shtohet edhe ndonjë ndeshje me ekipe që do të jenë në përgatitje në Austri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *