Home / Sport / Sot fillojnë takimet e çerekfinales në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”

Sot fillojnë takimet e çerekfinales në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”

Sot zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinales në Kampionatin Botëror të Fudbollit “Afrika e Jugut 2010”. Në ora 16.00 takohen Holanda-Brazili dhe Uruguai-Gana takohen ën ora 20.30.

Holandë-Brazil është kryendeshja e parë e çerekfinaleve të Kupës së Botës. Përballë do të jenë dy skuadrat që zhvillojnë pa më të voglin dyshim futbollin më të bukur në botë, ndonëse në Afrikën e Jugut janë shfaqur me një stil tjetër në krahasim me atë të zakonshmin.

Brazili mundi 3 me 2 Holandën në Botërorin e vitit 1994, ndërsa fitoi me penallti 4 vjet më pas në Francë. Por, këtë herë holandezët vijnë në Botëror me rekordin e 23 ndeshjeve pa humbje.

“E njohim shumë mirë Holandën dhe e dimë që është një skuadër e vështirë”, deklaroi Karlos Dunga, trajner i Brazilit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *