Home / Sport / Spanja, “mbretëresha” e botës

Spanja, “mbretëresha” e botës

Goli i Andres Iniestës katër minuta para fundit të shtesës së dytë i dha të parin sukses Spanjës në finalen kundër Holandës.

Andres Iniesta shkruan me gërma të arta historinë e kombëtares spanjolle. Mesfushori katalanas ishte autori i golit të fitores minimale përballë Holandës në finalen e Kupës së Botës në “Soccer City” të Johanesburgut. Kështu, 80 vjet nga pasi botërorit të parë, spanjollët ngjiten në majën e botës, duke shënuar një faqe të ndritur të historisë së tyre.

Sfida kundër portokallinjve, ndryshe nga ç’pritej, ishte e vakët në spektakël në fillim, por u rrit në cilësi gjatë kalimit të minutave. Loja përqëndrohej më tepër në mesin e fushës ku dyluftimet e ashpra dhe faullat e shumtë ngadalësonin ritmin e lojës. Gjyqtari Hauard Ueb nxorri plot 13 herë kartonin e verdhë, ndërsa iu desh të nxirrte me të kuq mbrojtësin Xhon Heitinga në minutën e pestë të shtesës së dytë.

Pas rasteve të shumta të humbura në portat respektive, Andres Iniesta dërgon topin në rrjetën e holandezëve me një gjuajtje diagonale nga brenda zonës, duke çuar në qiellin e shtatë spanjollët. Koha në dispozicion të Holandës është e pamjaftueshme, duke qenë edhe me një lojtar më pak në fushë.

Vërshëllima e trefishtë e anglezit Ueb i jep udhë festës së ligjshme të Spanjës, duke lënë të ngrysura fytyrat holandeze. Lot gëzimi nga njëra anë, lot hidhërimi në krahun tjetër. Skuadra e Del Boskes ia doli të shfrytëzojë më së miri rastin e parë që iu dha, kurse Holanda dështon për të tretën herë të bëjë të vetën Kupën e Botës, pas finaleve të humbura në 1974-ën dhe 1978-ën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *