Home / Sport / Stiv Brus: Do të na mungojë Loriku

Stiv Brus: Do të na mungojë Loriku

Trajneri i Sandërlendit u shpreh i mërzitur nga largimi i befasishëm i mesfushorit Lorik Cana te turqit e Gallatasarajit, duke vënë theksin te qëndrimi i lojtarit si një kapiten i vërtetë.

“Mënyra e tij e lojës dhe sjellja në fushë e bënë atë një zgjedhje të natyrshme si kapiten sezonin e kaluar. Por kur u rikthye këtë verë në përgatitjet për sezonin e ardhshëm, ishte e qartë se ai kishte dëshirë për t’u rikthyer në garat europiane”, pohoi Brus pas largimit të 27-vjeçarit.

Tekniku britanik e mirëkupton vendimin e Canës për të ndërruar ekip: “Turqia është më afër Kosovës, ku janë familja dhe rrënjët e tij. Tani e ka më të lehtë t’i shohë ata rregullisht. Ne e falënderojmë Lorikun për atë që dha këtu dhe i urojmë çdo të mirë në të ardhmen”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *