Home / Sport / Sulmuesi Andre arrin në Tetovë

Sulmuesi Andre arrin në Tetovë

Derisa Shkëndija është duke realizuar me sukses përgatitjet në Austri, në Tetovë të premten pritet të arrijë futbollisti nga Kongo Lomami Andre. Bëhet fjalë për mesfushor me tipare sulmuese i cili pritet të jetë përforcimi i rradhës i Shkëndijës.

Klubi Futbollsitik “Shkëndija” nga Tetova përmes një komunikate ka njoftuar se të premten në Tetovë pritet të arrijë futbollisti i përfaqësueses së Kongos, Lomami Andre, i lindur më: 06.08.1987 (23 vjeçar). Pozicioni i futbollistit është mesfushor i cili mirë mund të gjindet edhe si gjysëmsulmues apo sulmues.
Pritet që ky futbollist të jetë përforcimi i rradhës së “kuq e zinjëve”, ndërsa në pamundësi të vizës hyrëse për në Austri ku Shkëndija qëndron në përgatitje, ai vjen në Tetovë, ku do të presë rrikthimin e ekipit. Me shumë gjasa Lomami Andre do të jetë futbollisti i rradhës që do të përforcojë skuadrën e Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *