Home / Sport / Super Gjermania “shpërfytyron” Argjentinën e Maradonës

Super Gjermania “shpërfytyron” Argjentinën e Maradonës

Vazhdon marshimin drejt finales kombëtarja gjermane. “Viktima” e radhës për tre herë kampionët e botës ka qenë as më shumë e as më pak, por Argjentina e Diego Armando Maradonës.

Ish-“djaloshi i artë” ka marrë një leksion futbolli sot nga Joakim Lëv. Mësim i mirë për 50-vjeçarin, për të bërë të kuptojë se futbolli luhet në fushë e jo në media. Ka qenë një super skuadër e hedhur në fushë nga tekniku gjerman, e kujdesshme në mbrojtje dhe “vrasëse” në sulm.

Plot katër gola në portën e Serxho Romeros, i cili deri para kësaj sfide kishte pësuar vetëm dy të tillë. Furia gjermane gjen avantazhin që në minutën e tretë me Tomas Mylerin (i katërti gol për sulmuesin e Bajernit). Por spektakli i vërtetë ishte rezervuar për në 45 minutat e dyta, ku Klose realizon edhe dy herë të tjera në minutat 68’ dhe 89’. Më parë kishte shënuar mbrojtësi fridrih në të 73-tën.

Në këtë mënyrë, Gjermania siguron biletën e gjysmëfinales dhe në mbrëmje priti e qetë kundërshtarin që doli nga përballja mes Paraguajit dhe Spanjës. Kurse Argjentina përgatit valixhet për në Buenos Aires dhe do të duhet të provojë sërish pas katër vitesh për të gjetur suksesin e munguar prej 24 vitesh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *