Home / Lajme / Maqedoni / Takim i Ilir Metës me përfaqësuesit e bllokut politik shqiptar në Maqedoni

Takim i Ilir Metës me përfaqësuesit e bllokut politik shqiptar në Maqedoni

29 korrik-
”Ne e vlerësojmë angazhimin konstruktiv të BDI-së dhe z. Ahmeti dhe do të dëshronim që sa më shpejtë që cështja e kontestit rreth emrit të zgjidhej, të tejkalohej, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, mundësisht në muajt e ardhshëm dhe njëkohësisht sa më parë të hapeshin negociatat me Bashkimin Europian”tha Meta.

Integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë, kontesti bilateral me Greqinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, ishin temat për të cilat biseduan ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me përfaqësuesit e bllokut politik shqiptar në Maqedoni dhe përfaqësuesit e qytetit të Tetovës, sonte në Tetovë.

Në takimin me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, Ilir Meta dhe Thaçi biseduan për më shumë tema. Siç deklaroi lideri i PDSH-së pas takimit, pikat kryesore për të cilat kanë biseduar, kanë qenë vendimi i kohëmëparshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, pastaj e ardhmja e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërsië në proceset integruese euro-atlantike. Edhe Thaçi edhe Meta bashkarisht kanë konkluduar se vendi i Ballkanit është në BE.

“Kisha kënaqësi që sot të takoj Mikun tim dhe mikun e PDSH-së Ilir Meta. Biseduam për çështjet që na preokupojnë të gjithë shqiptarëve, por edhe popujt tjerë që jetojnë në rajon. Ramë dakord se Shqipëria dhe Kosova lëvizin me hapa shumë të shpejtë drejt procesit integrues dhe ky është një lajm shumë I mirë edhe për shqiptarët e Maqedonisë. Unë I dhash qëndrimet e partisë sonë që në rend të parë jemi të shqetësuar shumë me bllokimin e procesit integrues, shqetësimet për bllokimin e këtij procesi më pastaj kalojnë në halle dhe ngatërresa në shkuarjen përpara të Maqedonisë. Kam shpresë se do të arrijnë të gjithë së bashku, që pas vendimit të GJND-së, do të arrijmë të gjithë së bashku të kontribuojmë në paqen dhe stabilitetin e këtij rregjioni, dhe më pas do të ndodh finalja, integrimi I këtij rregjioni në BE dhe NATO”, tha Thaçi.

“Interesi I të gjithë qytetarëve në Maqedoni jam I bindur se është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, dhe kur flasim për NATO kemi parasysh faktin se Maqedonia I ka plotësuar të gjitha kushtet sikurse edhe Shqipëria dhe Kroacia që tashmë janë anëtare të aleancës sepse maqedonia ëhstë një nga themeluesit e kartës së Adriatikut dhe ne dëshirojmë sa më shepjtë të ketë një zgjidhje për kontestin e njohur me Greqinë në mënyrë që mundësisht të gjithë do të dëshironim brenda këtij samiti të Lisabonës që Maqedonia të ulet në vendin që I takon, një vend për të cilin shqiptarët e Maqedonisë kanë aspiruar dhe kanë dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Pavarësisht nga vështirësitë ne jemi të bindur se Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-së dhe Be dhe forcat politike shqiptare në këtë drejtim do të kontribuojnë në këtë drejtim”, theksoi Meta pas takimit me Thaçin.
Meta realizoi takim me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku mori pjesë e tërë kryesia partiake e BDI-së. Në takim është biseduar për proceset eurointegruese, kontestin bilateral me Greqinë dhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Lideri i BDI-së me këtë rast është shprehur se është diskutuar për shumë cështje që kanë të bëjnë me dy vendet si dhe me rajonin në përgjithësi .” Vlerësuam në vecanti opinionin e GJND-së , vlerësuam edhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona me obligime që ky bashkëpunim në të ardhmen të rritet në të gjitha nivelet” . Ahmeti përmendi bashkëpunimin midis dy qeverive, ministrive, parlamenteve dhe grupeve parlamentare.

Me interes të vecantë z. Meta përcolli sipas tij edhe pyetjet që i janë shtruar ministrit të Ekonomisë z. Besimi.Lideri Ahmeti tha se ka shumë cështje për të cilat ka iniciativa tepër të rëndësishme të përbashkëta sic është cështja e korridorit tetë, hekurudha Kërcovë –Qafë Thanë, energjetika , cështje me levërdi të dy anshme për dy vendet.

Mbetemi të angazhuar që edhe në të ardhmen të zhvillohen takime të nivelit të tillë, por edhe me strukturat tjera u shpreh lideri i BDI-së .
Ahmeti tha se ministri Meta është interesuar dhe me shumë kujdes lidhur me cështjen e zgjidhjes së kontestit rreth emrit sa i takon Maqedonisë.” Shqipëria është mjaftë e angazhuar seriozisht që Maqedonia sa më parë të jetë pjesë e NATO-s , aty ku e ka patur vëndin, me të njëjtën pako ku kemi qenë, Pakoja e Adriatikut ku Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s dhe sic dihet botërisht cështja e emrit paraqitet si pengesë serioze për t’u realizuar ky qëllim kaq i pritshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë” deklaroi Ahmeti
Ilir Meta në anën tjetër tha se vlerëson kontributin që jep kjo forcë politike shqiptare për integrimin euroatlantik dhe Europian të Maqedonisë por njëkohësisht edhe angazhimin e saj për të konkretizuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë që dihet se janë marrëdhënie shumë solide dhe janë marrëdhënie të cilat bazohen në perspektivën e përbashkët euroatlantike dhe evropiane .

Maqedonia sipas tij e ka vendin e saj si anëtare e barabartë në gjirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut pasi ka kontribute të vecanta dhe si themeluese e Kartës së Adriatikut bashkë me Shqipërinë , Kroacinë dhe SHBA-në.”Ne e vlerësojmë angazhimin konstruktiv të BDI-së dhe z. Ahmeti dhe do të dëshronim që sa më shpejtë që cështja e kontestit rreth emrit të zgjidhej, të tejkalohej, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, mundësisht në muajt e ardhshëm dhe njëkohësisht sa më parë të hapeshin negociatat me Bashkimin Europian”tha Meta.

Ai tha se meqë jemi në prag të 9 vjetorit të Marrëveshjes historike të Ohrit , kjo si e tillë është shumë e rëndësishme për të përmirësuar më tej bashkëjetesën midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *